Home » Lajme, Opinione » A ka ardhur koha që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës?

A ka ardhur koha që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës?

Shkruan: Nehat Hyseni
Lugina e Preshevës, si rajon i banuar me shumicë shqiptare në Serbi, përfshinë një territor reth 1250 km2 dhe është e banuar me shumicë shqiptare, që përfshinë komunën e Preshevës (265 km2) me reth 95% Shqiptarë, komunën e Bujanocit (461 km2) me reth 65% shqiptarë, dhe komunën e Medvegjës (524 km2), ku Shqiptarët nuk janë shumicë dhe përbëjnë reth 1/3 e banorëve të saj.
Kjo pjesë e gjeografisë kombëtare të Shqiptarve, në mesjetë njihej si “Rajon i Moravicës”, sipas lumit që e përshkon fushën e plleshme të Luginës së Preshevës dhe të Bujanocit, që derdhet në Moravën Jugore, kurse në vitin 1455 bjen nën sundimin e Perandorisë Otomane dhe për një periudhë kohore Presheva bëhet seli e Vilajetit, kurse pas Kongresit të Berlinit, nga viti 1878-1912 formohet Kazaja e Preshevës, si kaza e pestë e Sanxhakut të Prishtinës.Komuna e Medvegjës nga viti 1878, kurse nga Lufta e Parë Ballkanike në vjeshtën e vitit 1912, Presheva dhe Bujanoci, së bashku me Kosoën, bijnë nën thundrrën e egër të pushtimit serb. Kosova nga qershori i vitit 1999 u çlirua, kurse Lugina e Preshevës mbeti nën Serbi.Prandaj, kjo pjesë e Shqiptarisë e vazhdoi luftën e armatosur për çlirim nga Serbia edhe gjatë vitit 2000-2001, që përfundoi me Marrëveshjen e Konçulit, por nuk ia doli që t’i realizoj aspiratat kombëtare të Shqiptarve, të shprehura në Referendumin e 1 e 2 Marsit 1992, “Për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën”.
Prandaj, Shqiptarët e Luginës së Preshevës mbetën edhe sot e kësaj dite nën regjimin e egër antishqiptar të Serbisë dhe sipas deklarimeve të shumëta të institucioneve e mediave relevant kombëtare e ndërkombëtare.Shqiptarët në Luginën e Preshevës aktualisht paraqesin komunitetin më të diskriminuar në Europë.Ata nuk kanë të drejtë për përdorimin e lirë të Flamurit Kombëtar të Shqiptarve, gjuha shqipe nuk përfillet në institucionet shtetërore dhe Shqiptarët realisht i janë nënshtruar një terrori e diskriminimi shovinist të shtetit dhe institucioneve shtetërore të Serbisë, që ka synime të errëta për spastrimin etnik të këtij territori nga Shqiptarët, duke i çregjistruar nga regjistrat dhe evidenca shtetërore, për t’ua pamundësuar atyre kthimin dhe shfrytëzimin e pronave dhe pasurive familjare e personale, të trashëguara e të fituara me djersë e mundime mbinjerëzore.Klithmat e këtyre Shqiptarve “jetimë”, mjerisht nuk po dëgjohen nga institucionet demokratike rajonale e europiane.Por, ajo që i lëndon më së shumti Shqiptarët e shumëvuajtur të Luginës së Preshevës është edhe moskujdesi vëllazërorë dhe mungesa e ndihmës nga Prishtina dhe nga Tirana zyrtare.
Sikur janë bërë të “shurdhër” forcat politikbërëse të Kosovës e Shqipërisë ndaj fatit të egër dhe gjendjes së padurueshme në të cilën gjenden Aktualisht Shqiptarët e Luginës, të cilëve që nga 17 shkurti 2008 u është ndaluar importi i gazetave, revistave, teksteve dhe mjeteve mësimore nga Republike e Kosovës dhe nga Shqipëria!Vallë, si do të frymojë arsimi shqip në Luginë të Preshevës pa libra, dmth pa tekste dhe mjete mësimore; si do të funksionojnë bibliotekat pa libra të importuar nga Kosova e Shqipëria, që nga viti 2008?Pozita e Shqiptarve në Luginë të Preshevës më keq e më zi nuk ka qenë as në kohën e regjimit fashist e gjenocidal të Millosheviqit!Prandaj, në këto rethana e në këtë realitet të hidhur, jonjerëzorë dhe të padurueshëm, shtrohet pyetja se a ka gjë më normale se kjo pjesë e Shqiptarisë, dmth Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të kërkojnë bashkimin me Kosovën dhe çlirimin definitiv nga regjimi fashist i Serbisë?Synimet dhe pretendimet e Shqiptarve të Luginës së Preshevës për baskim me Kosovën janë sublime dhe të sinqerta e njerëzore, ashtu siç ishin synimet për çlirimin e Kosovës nga Serbia.Prandaj, nuk duhet keqkuptuar ndjenjat kombëtare dhe pretendimet e flakëta dhe të sinqerta të tyre për bashkim me Kosovën!Por, duhet theksuar, nënvizuar dhe qartësuar për të gjithë, se Shqiptarët e Luginës së Preshevës, edhe përkundrejtë dhunës dhe terrorit të padurueshëm që po e përjetojnë në Serbi, megjithatë, ata nuk dëshirojnë që në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë ta dëmtojnë Republikën e Kosovës, duke iu bashkëngjitur idesë serbe për “shkëmbim territoresh”, që nënkupton ndarjen e veriut të Kosovës dhe një pjese të Anamoravës, të banuar me shumicë serbe, që të shkëputen nga Kosova dhe t’i bashkëngjiten Serbisë!Kurrësesi jo!!!Pra, Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk dëshirojnë dhe nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rethanë që t’i realizojnë synimet dhe dëshirat e tyre të zjarrëta për bashkim me Kosovën, duke e dëmtuar kauzën dhe interesat tona gjithëkombëtare, duke shkaktuar ndarjen e Kosovës dhe zhbërjen e shtetësisë, sovranitetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Sepse, Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të ndiheshin mirë poqese bashkohen me Kosovën, duke dëmtuar shtetësinë e saj, ashtu si nuk do të lejojnë me asnjë çmim që ndonjë pjesë e territorit të banuar me shumicë serbe të shkëputet nga Republika e Kosovës dhe t’i bashkëngjitet Serbisë, kurse Lugina e Preshevës të mbetet në Serbi!!!Këtë nuk mundemi ta lejojmë kurrësesi dhe për këtë arsye insistojmë me çdo kusht që pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi duhet të jenë edhe Shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët duhet të trajtohen si palë e barabartë dhe të përfaqësohen në mënyrë të mirëfilltë interesat e tyre kombëtare, qytetare e njerëzore.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress