Home » Opinione » A ka nje identitet Kosovar dhe nje identitet Shqiptare?!

A ka nje identitet Kosovar dhe nje identitet Shqiptare?!

Ketë 100 vjetor përveç debateve për rishikimin e historisë, figurave historike, u hap dhe një lloj debati lidhur me identitetin Kosovar dhe Shqiptar. A ka një identitet Kosovar dhe një identitet Shqiptar? A është pavarësia e Kosovës momenti i ngjizjes se identitetit Kosovar? Një debat i tille jo rastësisht u mediatizua këto dite, ku shqiptaret festuan ditën me shënjuese te identitetit te tyre 100 vjetorin e pavarësisë, dite ku gravitacioni identitetit kombëtar është me tërheqës se kurrë.

Palët e përfshira ne ketë debat japin argumeta dhe kundër argumenta, besimtaret e identiteti Kosovar e argumentojnë tezen e tyre me faktin se, Pavarësia e Kosovës është dhe momenti ky ka filluar formësimi i identitetit Kosovar, i cili ka simbolikat e tija, te cilat i japin forme këtij identiteti te ri.

Raporti i individit me kombin e tij është një raport kulturor, historik, politik, gjuhësore, shpirtërore , dokesh, zakonesh,etj. Ndërsa raporti i qytetarit me shtetin e tij është kryesisht një raport juridik te drejtash dhe detyrimesh te ndërsjellat, qe burojnë nga aktet themeltare te shtetformimit si dhe ne te gjithë kornizën ligjore. Maks Weber bënte dallimin e qarte midis rendit shtetëror dhe fuqisë se tij ( Staatpolitisch) nga ai i kombit dhe i kulturës ( Kulturpolitisch)

Ky lloj dallimi bazohej ne dy ide themelore. E para pranon se shteti është instrument i kombit dhe se nuk mund te ketë komb pa shtet. E dyta thotë se ekziston një lidhje e domosdoshme ndërmjet përmasës se brendshme te kombit dhe veprimit te jashtëm te tij.

Shteti mekanizmi i ftohte qe Hobsi e quante Levantiani, ka si qellim garantimin e te drejtave dhe lirive themelore te gjithë qytetareve te tij dhe jo vetëm, por dhe te atyre te cilët nuk janë shtetas por persona me leje qëndrimi te përkohshëm, rezident, etj. Shteti si bashkësi institucionesh dhe mjetesh kontrolli dhe detyrimesh, ka për qellim te garantoj lidhjen e brendshme te njesive politike, si dhe t’u lejojnë atyre qe ushtrojnë veprime tyre ne boten e jashtme, është ne te njëjtën kohe shprehja dhe vegla e çdo njësie politike moderne.

Ndërsa koncepti i kombit shkon përtej mekanizmit te ftohte te Levantianit, lidhjet midis bashkekombesave solidariteti ti tyre nuk buron nga detyrimet ligjore, por nga lidhje te natyrave historike, kulturore, gjuhësore, shpirtërore, etj. Janë këto lidhje te cilat përbejnë dhe pigmentin e identitetit kombëtar te farkëtuar nder shekuj, mes sfidave ekzistenciale qe kombet kane kaluar. Shpesh koncepti i kombit i mbivendoset konceptit te shtetit, kjo ndodh sepse çdo shtet mëton te jete shprehja e një kombi demokratik, ky ambiguitet i termit komb ne jetën shoqërore rrjedh nga fakti se ai është lidhur domosdoshmërisht me parimin modern te ligjmerise politike dhe me bazat e lidhjeve shoqërore.

Per gati gjysme shekulli Kombi Gjerman u nda ne dy shtete, Gjermania lindore dhe Gjermania perendimore, gjate ekzistencës se dy shteteve gjermane nuk u fol kurrë për identitet kombëtar Gjermano Lindor dhe identitet kombëtar Gjermano Perëndimore, por per nje Komb Gjerman te ndare ne dy shtete. Kombi Gjerman asokohe, megjithëse ishte i ndare ne dy shtete qe kishin strukture diametralisht te kundërt social – politike, me ngarkesa te forta ideologjike, përkatësia kombëtare nuk u zvetënua për asnjë çast, te gjithë i kemi përjetuar pamjet e rënies se murit te Berlinit, ku njerëzit me duar, me mjete rrethanore kazma, kërkonin te shembnin murin ideologjik mbi te cilin ishte ndare kombi gjerman, ndjesia për kombin gjerman ishte me e forte se çdo lloj ideologjie.

Ernest Renan (1823 – 1892) filozof dhe politolog Francez, e përshkruante kombin si: Kombi është një parim shpirtëror, pasoje e koklavitjeve te thella te historisë. Është ne familje shpirtërore dhe jo një grup i përcaktuar nga përvijimi i truallit.

Rrugëtimi i Kosovës drejte pavarësisë dhe shtetformimit, është një kalavare i gjate luftash dhe qëndrese qe shqiptaret kane zhvilluar ne perpjekjet e tyre për shtetformim, është produkt i shpirtit shqiptare. Patriot te tille si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Adem Jashari, luftërat e tyre për liri nuk i kane ndërmarre nen moton e një identiteti Kosovar, por si Shqiptare qe kërkojnë liri, dhe te drejtën për te pas ne shtet mbare shqiptare, përpjekjet dhe sakrificat e tyre janë ne sinergji te plote me identitetin kombëtar shqiptare.

Qe te ndërtohet një identitet i ri kombëtar, duhen disa simbole qe unifikohen me ketë lloj identiteti, lidhja qe shqiptaret e Kosovës kane me flamurin kombëtar është një lidhje qe vjen nga thellësia e shekujve e ngjizur nder lufta për mbijetese, është një ndjesi qe shqiptaret e Kosovës e kane po aq te natyrshme sa dhe shqiptaret e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit te zi. Nuk është ajo ndjesi qe i jep simboli i shtetit te ri te Kosovës, flamuri me sfond blu dhe 6 yje, produkt i një kompromisi dhe negociatash.

Pavarësia e Kosovës sigurisht është ngjarja me madhore qe shqiptaret kane përjetuar ne ketë shekull, kjo ngjarje madhore nuk e bene profan identitetin e shqiptareve te Kosovës ndaj identitetit kombëtar.

Kjo ngjarje historike nuk është momenti i ngjizjes se një identiteti te ri, nuk është big bang zanafillor për një identitet te ri Kosovar. Kosova është pjese e universit shqiptare i cili big bang e tij e ka përjetuar shekuj ma pare, Kosova është një prej yjësive me te spikatura te universit kombëtar shqiptar. Ne ketë konstelacion vlerash historike, kulturore, shpirtërore, identiteti shqiptare ka te njëjtin gravitacion si ne Tirane dhe ne Prishtine, ndaj dhe mbivendosja e identiteteve te tjera është e destinuar te përthithet nga gravitacioni i identitetit shqiptare.

ArturBAKU

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch