Home » Opinione » A MUND TË REFUZOHET TRIBUNALI PËR KOSOVËN?

A MUND TË REFUZOHET TRIBUNALI PËR KOSOVËN?

Nehat HyseniShkruan: Nehat Hyseni

Vendimi i paralajmëruar për formimin e Tribunalit special kushtuar krimeve të luftës në Kosovë për të gjurmuar dhe gjykuar pretendimet në Raportin e Dick Martyt, vështirë se mund të refuzohet, e aq më pak të parandalohet formimi dhe funksionimi tij.
Sepse, sipas të gjitha gjasave, ai do të formohet jashtë Kosovës, edhe ate kryesisht nga miqtë tanë ndërkombëtarë.
Prandaj edhe do të jetë shumë vështirë, madje e pamundur të refuzohet formimi i tij.
Situata reth pasigurisë së dëshmitarëve të mbrojtur, si dhe e paaftësisë së gjyqësisë kosovare, e cila është e komprometuar skajshmërisht nga korrupcioni dhe dirigjimi i politikës,etj. e kanë bërë ate jokredibile për gjykimin e krimeve të rënda dhe funksionarve të lartë shtetërorë e partiak, apo si po i quajnë tani “peshqit e mëdhenjë”.

Funksionari i lartë i Administratës Amerikane dhe miku i madh i shqiptarve që ka dhënê kontribut të madh për Kosovën gjatë bombardimeve tē NATO-s dhe pas tyre, gjatë vizitës së tij vitin e kaluar, në sallën e bukur të TV 21, ku iu dha mirënjohje e lartë për kontributin e tij për paqen dhe mirëqenien në Kosovë.
Ai me atë rast, duke u falemnderuar ngrohtësisht për Mirënjohjen dhe faleminderimet tona të sinqerta për kontributin e tij, duke shprehur miqësisht kënaqësinë për paqen e arritur dhe sukseset, diplomatikisht shprehu qëndrimin e tij personal dhe atë të Administratës Amerikane se “ka ardhur koha që krahu i luftës, derisa është në kulmin e famës dhe mbështetjes, ta liroj pushtetin”.

Sa duket, kjo porosi nuk ra në vesh të atyre që duhet dhe askush nuk e mori seriozisht këtë porosi. Madje pati edhe të tillë që e ndienin veten të fortë dhe të mençur, duke menduar se “çka na shet mend tani ky Amerikani, tani jemi çliruar dhe kush ja varë atij”!
Sepse, tani ne jemi Zot këtu dhe askush tjetër. Kjo i bie si fjala popullore “e kalova lumin, e tash ta dh… Atin”!
Por, e vërteta është se as nuk e kemi “kaluar lumin”, e as nuk jemi në pozitë që t’ua “dh… Atin”  miqëve tanë ndërkombëtarë, që na ndihmuan kur e kishim më së vështiri dhe na çliruan.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch