Home » Lajme, Sport » A “po i bashkohen” vërtet Kosovës yjet si Shaqiri e Xhaka?

A “po i bashkohen” vërtet Kosovës yjet si Shaqiri e Xhaka?

Sipas një shkrimi të publikuar fillimisht nga kosovapress, nën shenjën “ekskluzive”, del se Xhaka, Shaqiri, Tarashaj dhe Jonuzaj do t`i bashkohen Përfaqëseuses së Ksovës.

Shaqiri e Xhaka“Pas Milot Rashicës, Alban Mehës, Herlolind Shalës, Sinan Bytyqit që tashmë kanë konfirmuar ardhjen e tyre në përfaqësuesen e Kosovës, tani radhën e kanë yjet e mëdhenj të Kosovës”. Kështu fillon shkrimi i kosovapress-it i proklamuar si “ekskluziv”.  Yjet e Zvicrës Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Shani Tarashaj, e Adnan Januzaj i Sunderlandit duket se do te jenë futbollistët e radhës që do t’i thonë Po Kosovës”, vazhdin shkrimi, duke iu referuar një “burimi  nga FFK që deshti të mbetet anonim”.

Sidoqoftë, këto deklarime nga burime anonime duhet marë me rezervë. Jo më larg se dje në mediat e Ksoovës u përhap lajmi se Behrami po i bashkohej Kosovës, me “95 për qind” siguri. Sot Behrami e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

Një zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në kushte anonime i ka thënë KosovaPress-it së Shaqiri, Xhaka, Tarshaj e Januzaj do ta pranojnë ftesën e Kosovës.

Sipas këtij burimi, përzgjedhësi i përfaqësues sonë, Albert Bunajki fundjavën që lamë prapa, ka kontaktuar më futbollistët në fjalë. Ky burim beson se brenda pak ditësh këta lojtarë do të pranojnë ftesën e Kosovës.

“Në fundjavën që shkoi Bunjaki ka zhvilluar bisedime me lojtarët që luajnë në Angli, Xherdan Shaqirin (Stoke City), Granit Xhaka (Arsenal), Adnan Januzaj (Sunderland), por Bunjaki ka kontaktuar edhe Shani Tarashajn. Ekziston një optimizëm i madh së këta lojtarë do t’i përgjigjën pozitivisht ftesës së Kosovës”, ka thënë zyrtari i FFK për KosovaPress.

“FFK dhe përzgjedhësi Bunajki janë duke punuar intensivisht që t’i bindin këta lojtarë që të luajnë për Kosovën në prag të ndeshjes së parë kualifikuese që përfaqësuesja jonë e luan më 5 shtator kundër Finlandës”.

“Besoj se brenda pak ditësh yjet që ne i duam do të pranojnë ftesën e Kosovës. Koha është shumë e shkurtër para lojës së parë, dhe ne shpresojmë së shumë shpejtë do të vijnë lajme të mira nga Anglia”, ka theksuar zyrtari i FFK-së.

Ai është i bindur se Kosova më kohë do të jetë e gatshme për sfidat e Kupës së Botës, dhe sipas tij, Kosova do të ketë prezantim dinjitoz në arenën ndërkombëtare. / Albinifo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch