Home » Opinione » A po lind neo-rugovizmi?

A po lind neo-rugovizmi?

Nehat HyseniÇdo lëvizje shoqërore apo politike, për t’u lindur, kultivuar, rritur e zhvilluar, duhet të ketë kohën apo rrethanat që e mundësojnë ate, ashtu si dhe protagonistët dhe bartësit, si dhe liderët apo prijësin ideologjik e shpirtëror.

Andaj, edhe Rugovizmi kishte kohën e duhur të shfaqjes së tij, në rethanat e stuhive politike dhe lindjes së pluralizmit politik të viteve të ’90-ta, që rezultoi nga shembja e socializmit dhe sistemit monist. Kurse, në Kosovë dhe ish Jugosllavi, shembja e tillë erdhi me ekspansionizmin serbomadh, në krye me Sllobodan Millosheviqin.

Dhuna e shfrenuar serbe dhe rrënimi i autonomisë administrative e politike e Kosovës, kishin rrezikuar shqiptarët. Ky shqetësim i tyre politik krijoi frontin e gjërë gjithëpopullor, që më 23 dhjetor 1989 krijuan Lidhjen Demokratike të Kosovës, në krye me Dr. Ibrahim Rugovën.

Gjatë kohës, kjo Lëvizje gjithëpopullore e shqiptarve të Kosovës identifikohej me liderin e LDK-së, dhe filloi të quhej gjithënjë e më shpeshë si “Rugovizë”.

Pra, këto ishin pak a shumë rethanat e kohës së lindjes së organizimit të pavarur politik të shqiptarve të Kosovës, në krye me Dr. Ibrahim Rugovën, që shpeshë cilësohet si “rugovizëm”, duke u dalluar dhe distancuar qartë nga fraksionet dhe kundërshtarët gjithënjë e më të shumtë, ose “anti rugovistët”.

Karakteristikē themelore e saj ishte rrezistenca aktive dhe paqësore ndaj okupatorit serb.

Ndërkaq, shtrohet pyetja se cilat janë rethanat e sotit dhe a mund ta (ri) prodhojnë “neo-rugovizmin”, si filozofi dhe koncept e Lëvizje politike që do e (ri) fuqizonte “rugovizmin”?

Ndoshta na shkon mendja tek situata dramatike e krijuar brenda LDK-së, kundër

Koalicionit me PDK-në, për Qeverinë e re, duke e quajtur (ndoshta) grupin prej 8 deputetësh  të LDK-së, të cilët votuan kundër.

Megjithatë, zor se do të mundeshim t’i konsideronim këta si neorugovista, meqë një ndarje e tillë zor se do ishte serioze. Mbase, të tillët poaq do mund të quhen si “fatmirista”, fraksionista apo “parimorë”, antiisaista, se sa edhe “neo-rugovista”.

Megjithatë, mbetet të shihen zgjedhjet brendapartiake të LDK-së, për të pare raportin e ri të forcave brenda kësaj partie, për të parë më qartë se kah do të shkojnë proceset realisht.

Shkruan: Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress