Home » Lajme » A PO PRETENDOHET, PUSHTIMI I SHQIPTARËVE NGA ARMIQTË SHEKULLORË?

A PO PRETENDOHET, PUSHTIMI I SHQIPTARËVE NGA ARMIQTË SHEKULLORË?

Duke qenë i robëruar , i shtypur dhe i persekutuar, shekuj me radhë, populli shqiptarë , e posaçërisht ai i Kosovës , me gjasë ka tendenca që të kërkoj vet të struket nën ndonjë ombrellë (zgjedhë) të huaj . Dukuritë , zhvillimet, aktivitetet e shumë institucioneve shtetërore dhe kulturore lënë të kuptojmë se tendenca  është, që edhe njëherë ne të futemi nën robërinë otomane , por kësaj radhe me vetëdëshirë.

Si mund të kuptohet ndryshe, kur nga  përfaqësues institucional, duke filluar nga kryeministri i vendit, çdo herë në paraqitjet publike , promovohet vëllazëria me turq.  Duke qenë se nga shumë qarqe,  po del në pah apatia neootomane, e cila nganjëherë shkon aq larg sa që t’ i befasoj edhe turqit vet. Madje, mendoj se edhe ata janë të befasuar se sa mirë po iu shkon puna në asimilimin (turqizmin ) e shqiptarëve. Numri i pakicës turke në Kosovë, po shtohet çdo dit.

Një gjë duhet të bëhet e çartë , se shteti turk  ënde edhe sot shqiptarët nuk i njeh si komb. Edhe pse shqiptaria është e ndërtuar nën flamurin e Kastriotëve , ku kryertimi heroi ynë kombëtarë është një gurthemel i gjithë shqiptarisë. Turqia dhe turqit edhe pse zyrtarisht nuk pasojnë agjendën politike të paraardhësve të tyre Perandorisë Osmane, ata edhe sot ende i cilësojnë armiqtë e ish perandorisë si armiq të tyre,  pra edhe heroi ynë kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu cilësohet si tradhtar dhe armiku numër një i turqve. E pse  mos ta urrejnë turqit, kur atë e urrejnë edhe një pjesë e shqiptarëve? Pse ta respektojnë ata figurën e tij,  kur edhe ne vendin e tij vërehen tendenca të hapura për mohim. E kjo theksohet sidomos gjatë vizitave që i bëhen vendit  nga zyrtarë turq ata e largojnë portretin dhe stemën e shtetit nga vendi i vet në mënyrë që mos të ju bije në sy vëllezërve turq. Si mund të ndodh që bijtë dhe bijat e Gjergj Kastriotit–Skënderbeut të vëllazërohen me turq dhe pa asnjë presion, me vetëdeshirë dhe vetiniciativë të heqin dorë nga idealet,  për të cilat u luftua me shekuj.

Kosova po pushtohet nga turqit dhe atë me ndihmën dhe vullnetin e institucioneve të saja, me ndihmën e institucioneve kulturore e fetare, me ndihmën e agjenturave të ndryshme. Nuk është asgjë e keqe nëse kultivohet një miqësi ndërshtetërore e mirë, edhe pse Turqia kurrë nuk kërkoj falje për krimet ndaj shqiptarëve. Ndoshta një kërkim falje do ishte një hap i madh drejt përafrimit dhe shenjë e miqësisë së vërtet. Mirëpo, ajo nuk e bën këtë sepse ajo popullin shqiptar nuk e njeh ende si komb, sipas tyre, te gjithë shqiptarët e besimit islam jane turq dhe i takojnë një familje.

Së pari duhet të përmendim privatizimin i cili po bëhet në Kosovë,  shumica e pasurisë së Kosovës po blihet nga firmat turke, poashtu edhe tenderët si autostrada, aeroporti e që nuk do mbyllet me kaq. Në tregun e dijes në Kosovë Turqia  është shumë aktive duke filluar nga arsimi themelor. Kolegjet turke janë besa shumë të popullarizuara, në këto kolegje shkollohen fëmijët e udhëheqësve shtetëror  edhe pse në këtë kolegj nuk ka qasje ministria e arsimit e Republikës së Kosovës. Në këtë kolegj nuk mësohet historia e mirëfilltë e shqiptarëve .

Kosova ka fillua në mënyrë institucionale ta nderoj dhe ta festoj figurën e Sulltan Muratit, nga disa qarqe ai nderohet më shumë sesa Skënderbeu i cili urrehet. Në Kosovë pothuaj çdo muaj, në mos me thënë çdo jave vjen nga një anëtar i qeverisë turke. Ata e kanë vërejtur se këtu ka hapësirë për rikthim të ndikimit turk, se këtu një numër i popullatës bashkëndjen me ta. Dhe si rezultat i kësaj Turqia çdo dit e më shumë rrit apetitet e veta ekspansioniste ndaj shqiptarëve e veçanërisht atyre Kosovar. Me gjasë këtë e bëjnë në bashkëpunim si gjithmonë edhe gjatë historisë me serbet dhe me greket. Memorandumet për bashkëpunim në eliminimin edhe shfarosjen e qenis shqiptare ënde janë aktuale dhe aktive, asnjëherë nuk i kanë përmbyllur përfundimisht sepse historia është një proces dhe kështu vazhdon, kështu duhet kuptuar edhe ne, ujku qimen e ndërron por vesin se harron- thotë një fjalë popullore. Nuk është për tu habitur nëse diku në trojet shqiptare të ndërtohet ndonjë kish e cila do të pagëzohej me emrin e gjelatit të shqiptarëve Sllobodan Millosheviqit dhe te adhurohet si shenjtë nga disa shqiptar ortodoks, ngase misionin e kishin të njëjte me Sulltan Muratin. Shfarosja e shqiptarëve ishte qëllimi i tyre përfundimtar dhe ky mision vazhdon ende edhe sot, por se qasja ka ndryshuar.

Aksioni i fundit me eklatant, djallëzorë  dhe i cili ka elemente shoviniste është kërkesa e ministrit turk të arsimit që të rishikohet historia shqiptare dhe të shkruhet nga versioni turk, në mënyrë që mos të fyhen figurat otomane . Kjo është pra Turqia, kjo është ajo e cila asgjë nuk ka ndryshuar në qëllimin ekspansionist e shovinist ndaj popullit shqiptarë, pos që e ka ndryshuar mënyrën dhe strategjinë e veprimit. Turqia kërkon edhe universitet turk në Kosovë. Pse jo ngase fëmijët e pushtetarëve tanë që mësojnë në kolegjet turke edhe ashtu ju duhet  edhe një universitet turk në mënyrë që të përmbyllin me sukses shkollimin. Ndërsa ndaj pyetjes së gazetarëve për hapjen e shkollave shqipe në Turqi, ministri turk, thekson se shqiptaret atje kanë mundësinë të organizojnë kurse në gjuhen shqipe. Pse të ju ofroj Turqia shqiptarëve atje shkolla shqip kur askush si kërkon? Pse t’i shqiptarizoj ata atje, kur mund t’ i turqizoj edhe këta këtu. E çka është fatkeqësia këtu, nuk është e çuditshme që një shtet si Turqia të ketë pretendime territoriale dhe kulturore ndaj popujve fqinji. Nuk është e çuditshme që njëherë edhe Serbia të insistoj në trashëgimin kulturore dhe territoriale të shqiptarwve. Nuk është e çuditshme që Greqia të ketë po ashtu pretendime territoriale dhe kulturore ndaj shqiptarëve. Që Të tre këta popuj historinë e tyre e kanë të ndërtuar në grabitje, në shovinizëm dhe në urrejtje ndaj të tjerëve e në mënyrë të koordinuar ndaj shqiptarëve.

Por çudia dhe fatkeqësia më i madhe është se këto kombe ambiciet e tyre agresore ndaj shqiptarëve po  arrin t’i ndërtojnë me ndihmën e institucioneve shtetërore të shqiptarëve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Në Shqipëri, çdo dit po rritet numri i grekeve,  shteti shqiptar ka aranzhuar edhe t’i fal një pjesë të detit shqiptar atyre, tani mbetet vetëm kulminacioni që me anë të regjistrimit të greqizoj jugun e Shqipërisë në mënyre që populli ,,mik’’ grek te ketë të drejt të pretendoj territoret shqiptare. Ndërsa si kompensim ju garantohet pushteti  sa me i gjatë.

Në Kosove, duke ndërtuar vëllazërinë me turq edhe atë në mënyrë institucionale, po investohet më të madhe në tjetërsimin e shqiptarëve. Çdo dit e më shumë rritet minoriteti turk, e si pasojë e kësaj njëkohësisht rriten edhe ambiciet turke në vend. Atyre përpos që po ju mundësohet ta blejnë pasurinë e Kosovës , përpos që po ju mundësohet të arsimojnë shqiptaret me shkolla turke dhe sipas planprogrameve turke. Ata tani kanë rritur pretendimet dhe kërkojnë që ta shkruajnë edhe historinë tonë dhe ta zëvendësojnë atë me një histori që shkruhet nga vet ata.

Krejt kjo ndodh me bekimin e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës. Merreni me mënd pas kërkesës së ministrit turk të arsimit për rishikim të historisë gjegjësisht teksteve shkollore në mënyrë  që tipat si Sulltan Murati të mos cilësohen më  armiq, por çlirimtar. Ministri i arsimit i Republikës së Kosovës, në vend që të sillet si burrështetas dhe të mbroj faktet historike, ai me mimiken e tij publikisht pranon që historinë shqiptare  ta shkruajnë turqit  dhe premton themelimin e komisioneve të përbashkëta për qefin e tyre dhe deklaron se vitin tjetër do të kemi tekste të reja për historinë në mënyrë që t’ kënaqim apetitet e vëllezërve  turq. Mjerim o mjerim!

Për çfarë dhe kundër kujt u luftua në Betejën e Kosovës të vitit 1389, në të cilën morën pjesë edhe prijësit e fiseve shqiptare si Balshajt,Teodor Muzaka, dhe Gjergj Kastrioti I ( iparë) , babaj i Gjon Kastriotit dhe gjyshi i Gjergj Kastriotit –Skenderbeut. Në këtë betejë mbeten të vrarë përpos Carit serb Llazarit dhe Sulltan Muratit mbeten te vrarë edhe princi shqiptar Teodor Muzaka II-Korona etj.

Për çfarë luftuan dhe për çfarë u flijuan këta burra shqiptarw, luftë e cila vazhdoj  shekuj me radhë. A nuk do të ishte më e udhës që ne shqiptaret në Betejën e Kosovës të vitit 1389, t’i kujtojmë heronjtë tanë si Teodot Muzaken, e mos tua lëmë serbeve dhe turqve të manipulojnë me këtë betejë për qëllime të tyre, apo siç bëjmë ne ndërrojmë pushtuesin  Sulltan Murati, dhe pajtohemi në heshtje me serbet të cilët thonë se vetëm ata ishin që luftuan për çlirimin e Kosovës. Kush  ishte pra Teodor Muzaka që ra heroikisht në këtë betejë? A mos vallë ishte serb apo turk? Ku po mbesin luftëtarët tjerë shqiptar që morën pjesë në këtë betejë dhe që ishin të vetmit që arritën të depërtojnë dhe t’i shpartallojnë një krah të hordhive otomane.  A nuk është kjo një luftë ku turqit dhe serbet po luftojnë me bë histori  në kurriz të shqiptarëve, e ne në njërin rast bashkëpunojmë e në tjetrin rrimë indiferent, duke miratuar pretendimet e të dyja palëve ndaj këtij trualli. A nuk i vije era kësaj pune tradhti kombëtare?

Çfarë do të ndodh me ne ? A mos po ringjallen hordhitë  xhonturke në trojet shqiptare? Si ndodhi që gjatë procesit të negociatave me Serbinë të tjetërsohet dhe të shndërrohet shumica e trashëgimisë së Krishterë shqiptare, në atë ortodokse serbe. A po tolerojmë dhe ndihmojmë që pjesa tjetër e mbetur të behet turke, ndërsa ne të pajtohemi me fatin që jemi pa identitet, pa histori, pa komb dhe pa kulturë dhe se duhet t’ i bashkohemi perandorisë së pretenduar  neootomane  .

Jo assesi kjo nuk do të ndodh kurrë e kurues, sepse shqiptaret edhe pse gjithmonë janë vonuar në historinë e tyre, për shkaqe të ngjashme. Asnjëherë nuk u dorëzuan dhe gjithmonë në momentet kyçe dhe kritike ditën dhe do të dinë t’i dalin zot këtij trualli dhe identitetit të tyre. Mos të mashtrohen kot shumë qarqe shqipfolëse  që për mision kanë tjetërsimin e shqiptarëve se kjo do tu shkoj mbar pa pasoja . Populli shqiptar me shumicë në Kosovë, Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare ku me pak e ku me shumë, është ka e kupton qasjen djallëzore të hienave të moçme si ato turke, serbe dhe greke, dhe se shumë shpejt nëse vazhdohet me këtë avaz do të ngritët dhe do të marr fatin në duart e veta.

Gjithmonë kanë ekzistuar tradhtar të kombit si Esat Pasha e të tjerë  por gjithmonë populli ua ka treguar vendin.  Mos harroni se tani më nuk jemi të izoluar nga faqja e dheut jashtë syve të botës së civilizuar siç ishin të paret tanë, të cilët mbeten në mëshirën e fatit. Tani jemi në mes të botës, në mes të Europës, e cila për fat të mirë nuk do të lejoj që t’i përsëritet historia e sajë dhe popullit shqiptarë në mes te Europës

Pra le ta dinë të gjithë ata që bashkëpunojnë në një mënyrë apo tjetrën me armiqtë e kombit shqiptarë. Se nuk do ju shkoj kungulli mbi uji dhe se historia e tyre do jetë e shkurtër,  e turpshme dhe e pafryt.

Nga Leon Duhanaj

The end of the school year is the best time for this, as administrators http://www.writemyessay4me.org are finding out who will be leaving and what positions they’ll need to fill or add for next year

One Response

  1. mesuesi thotë:

    Po çka të kanë mbetur aq ëmbël nga brinat e dhisë së Skenderbeut, që na i nguli si thikë pas shpine, pikërishtë neve shqiptarëve ngase i kishte ngarkuar vetes një mision të pamundur, vetëm e vetëm për ta ushqyer egoizmin e tij të shfrenuar. Ti që qenke në krah të Skenderbeut çudi si nuk paske vdekur në luftrat e fundit, apo mbi bazën që luftonte Skenderbeu ke plotë arsye që edhe sot të luftosh e të bëhesh i lavdishëm.
    Lufta është obligim i njeriut, por vendimi për të nisur një luftë duhet të jetë racional dhe mirë i analizuar. Me gjasë ne pas 3000 vjetësh do të fillojmë të mendojmë seriozishtë: çfarë bëmë?! dhe jo për ta ndryshuar historinë dhe as për hatër të dikujt tjetër, por për ta ndryshuar veten tonë, që historia të mos na përsëritet

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch