Home » Opinione » A PO RREZIKOHET IDENTITETI KOMBETAR I SHQIPTAREVE!?

A PO RREZIKOHET IDENTITETI KOMBETAR I SHQIPTAREVE!?

Xhemaledin SALIHUShkruan : Xhemaledin SALIHU

Besnik Karadaku na informoi se gjate vajzit te xhumase ne nje xhami ne Presheve, nje hoxhe paska kerkuar mbulesen e femrave dhe vuarjen e emrave arabe. Ne xhami askush nuk ka reaguar, jam i bindur se aty ne xhuma ka pasur intelektuale me fakultete, magjistratura, doktorantura. Po sigurish se ka pasur edhe Profesore te gjuhes shqipe qe jane te thirrur me shume se une te mbrojne dhe ruajne gjuhen shqipe, traditen tone, trashegimine tone, kulturen tone, veshjen tone.
Te kuptohemi edhe une jam praktikant i fese islame, por jashte shkollave, jashte institucioneve, gjate ceremonise se fejeses, se marteses, gjate varrimit, me mevlude e me qelime, por jo edhe ne gazmende familjare, shoqerore, ku duhet te kete gezim e hare.
Koheve te fundit neper TV lokale, qendrore, Hoxhallaret po na dalin dhe po mbajne derse per edukate, arsim, shkollim, ku jane pedagoget, psikologet shkollore, te cilet kane obligim te folin e te shkruajne per to. Bile disa edhe po merren edhe orientimin profesionale te nxenesve te klasave te teta filllore.
Shpesh ndegjojme sikur ne koherat me te hershme, para viteve te 70-ta kur Nena ime e ndjere, Zoti e shperblefte me Parajse, ishte praktikante shume e devotshme e fese islame, thonte Turk Elhamdurilah, ndersa asnje fjale nuk e dinte turqisht. Tashti nuk po themi ashtu, por po themi musliman para se te identifikohemi si shqiptare.
Derisa ne ish-Jugosllavi kishte indoktrinim te thelle per jugosllavizem, apo per sovjetizem, tashti kemi indoktrinim te thele per islamizim, arabizim apo edhe per turk elhamdurilah.Kjo krejt po ndodh para syve tane, para intelektualeve qe kane mbyllur syte ndaj ketyre dukurive, bile bile disa prej tyre edhe po mbeshtesin keto ide.
Po them me plote siguri se kemi nevoje per emra shqip qe kane kuptin ne gjuhen shqipe, shiko Fjalorin e Emrave shqip, kemi nevoje per veshje shqiptare, e jo veshje te Lindjes apo te Perendimit, kemi nevoje per kulture, per tradita, per trashegimi kulturore shqiptare, e jo per ato te Lindjes dhe te Perendimit.
Identiteti jone kombetar per çdo dite po sulmohet nga ideologji te ndryshme lindore apo perendimore dhe askush nuk po merakoset per kete dukuri, sikur jemi strukur me hallet tona familjare, shoqerore dhe nuk konfrontohemi me keto dukuri qe po na ndodhin per çdo dite. Kete e quaj indoktrinim.Ndoshta e kam gabim, ma argumentoni ndryshe. Jam i vetedijshem se per keto rreshta do te shahem, njollosem, e tjere, por ani ia vlen te luftosh per mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit kombetar. Kurr nuk eshte vone.
Ne fund po u huazoj moton e demonstratave te sotme ne Shkup:”Protestoj shqip”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch