Home » Lajme, Opinione » A vret historia ?

A vret historia ?

Fahri-XharraNëse e kaluara harrohet,mendoj se ardhmëria do të jetë shurdhmemece, ose ndërprerje e historisë, që vështirë mund të gjendet filli për t’u kapur /ngjit në vendin e këputjes,apo filluar rishtas ( Dedë Mirdita ). Unë prapë qëndroj pas asja që historia vret. Po si vret ajo ?
Të mashtruar , të përgatitur për disfatë, të përgatitur për të disfatuar , të humbur në zhurmën shurdhuese  të propagandës antikombëtare, të nënshtruar pranë aktit të kryer, atëherë na duket
““Kotësi e Kotësive çdo gjë është e kotë” dhe kështu më lehtë e kemi të vdesim symbyllas pa na brengosur ajo se çka do të ndodhë nesër.
Se a vret  historia , e kemi të qartë që nga koha e Pavarësisë (1912)që ajo vret. Kombet e mëdha patën vendosur  që së paku nga cofëtina shekullore të nxjerrin diçka të gjallë shqiptare. Dhe e bënë. Por , të vrarë nga historia ,se zinxhiri i robërisë nuk harrohet lehtë  nuk deshëm shkëputje nga zymtia disa qindravjeçare. Bota habitej me ne !
Ne nuk dinim se çdo të thotë të jesh i pavarur dhe ashtu ndodhi , u deshën edhe disa vite të mira të krijojmë një mbretëri të brishtë e cila qëndronte në këmbët e kartonit të cilat një reshje shiu e vogël qoftë e brendshme apo e jashtme do na rrëzonte në thepisjet e mospërsëritjes.
Dhe ndodhi !

Historia vret, dhe ka për të vrarë gjithmonë për deri sa e kemi mentalitetin e “dumbabës” i cili nuk do dhe nuk do të na largohet nga koka . Nuk është thjesht çështje qe na vret historia, por ka një domethënje me te madhe. E kaluara është ndërgjegje kolektive e individit dhe një populli dhe sikurse thoshte Jungu nje individ apo një popull është i kompletuar nëse tek ai ndërthurën ndërgjegjja  individuale me atë kolektive.( Majlinda Cami  )

Prandaj, ne shqiptarët  a  jemi ne krize sepse nuk krijojmë ketë përputhje?
Mosnjohja e pasojave nga një e kaluar e shëmtuar është mungesa e njohjes së historisë.
Sikur ta njihnim historinë si duhet atëherë do të ktheheshim në ndërgjegjen kolektive e cila është e domosdoshme për të ekzistuar si komb. Neve na vidhet historia ; dhe ne iu ndihmojmë hajnave që këtë vjedhje ta kryejnë më lehtë.
Paslufta e Kosovës ( 1999 ) na tregoi që neve e kemi fillin ende të këputur. dhe se vështirë e kemi ta gjejmë atë. Për të ekzistuar si komb , filli ose duhet gjetur ose duhet filluar rishtas . Si mundet që një popull i vjetër ta rifillon historinë ? Të shkelë koha , të shkelë përparimi i të tjerëve dhe ne  mbetemi  të humbur në ardhmërinë e të tjerëve.
“Sipas Policisë së Kosovës, nga 2013 e deri më tani policia ka filluar hetime kundër rreth 200 personave të dyshuar për terrorizëm ku procedura penale ndaj të cilëve është në faza të ndryshme. Policia e Kosovës është zotuar se së bashku me institucionet e tjera të vendit janë të gatshme që varësisht nga situata të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme me qëllim të parandalimit të çfarëdo lloj kërcënimi ndaj sigurisë së vendit në përgjithësi dhe kundër qytetarëve të saj në veçanti. Ndërsa numri përafërt i kosovarëve që luftojnë përkrah organizatave terroriste si ISIS dhe Al Nusra është 100 persona.(nga shtypi i sotëm)
Historia vret !

Fahri Xharra,29.12.15, Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch