Home » Lajme » Abetare pa Identitet

Abetare pa Identitet

Paralajmërimet pompoze lidhur me krijimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, si mekanizëm që do të zgjedh problemet e grumbulluara në fushën e arsimit, mediave, gjuhës dhe simboleve kombëtare të shqiptarëve në Luginë,  ditëve të fundit sikur po zbehen dhe po dalin vetëm si një marketing politik i një partie dhe ca individëve në krye me kreun e saj z.Galip Beqiri.

 

Ishim shumë të gëzuar kur kuptuam se më në fund do të kemi një abetare gjithëshqiptare edhe në komunat tona, por ‘’lëshimi’’ që kishin bërë me këtë abetare ku fare nuk figuron flamuri ynë kombëtar, na ngriu zemrat si dimri polar.

 

Nëse ky lëshim mund të i ndodhe KNSH-ës  së PVD-ës dhe Galip Beqirit, jemi të habitur si OJQ, se si ka lejuar Tirana zyrtare të jep lejen për botimin  e kësaj abetare pa simbolin bashkues të gjithë shqiptarëve.

 

Nëse disa lider shqiptar kanë probleme me identitetin e tyre kombëtar kjo nuk nënkupton se edhe populli jonë ka të njëjtin problem. Në të vërtet votën ua kemi dhënë që të na përfaqësojnë denjësisht e jo të shkelin mbi parimet bazë universale të të drejtave të njeriut, e njëra nga ato është edhe e drejta për ta kultivuar dhe ekspozuar simbolin kombëtar në raste të veçanta, e në rastin tonë që fëmijët tanë të dinë se cili është simboli ynë kombëtarë.

 

Pretendimet e liderëve shqiptar për integrime evropiane në një anë dhe heqja dorë nga simbolet kombëtare shqiptare në anën tjetër, janë dy çështje që çorientojnë njëra tjetrën. Ne ende nuk kemi dëgjuar nga asnjë institucion Evropian, se shqiptarët duhen të zhvishen nga identiteti i tyre për të u bërë pjesë e Evropës.

 

Është e çuditshme, pas këtij turpi, edhe heshtja e partive tjera politike siç janë LPD, PDSH, e të tjera, si dhe OVL e UÇPMB-ës, të cilat nuk e kanë pranuar KNSH-në.

 

Për më tepër disa protesta që po mbahen kohëve fundit në vendin tonë sikur nuk kanë kuptim pas shpërndarjes së Abetares pa identitet. Kur KNSH-ja dhe partitë politike shqiptare mohojnë vetveten pse të tjerët të na përkrahin?

 

Pas dështimit me Abetaren, turpi tjetër që do të ndodhë nga KNSH-ja, ka të bëj me simbolin tonë kombëtarë, pra Flamurin, ku ky organizëm një partiak i PVD-ës, thotë se e ka si prioritet dhe thotë se janë të vetmit që kanë legjitimitet, në zgjidhjen e problemeve shqiptare në këtë rajon. Mos u befasoni kur të shihni ndonjë flamur lara-lara, e që do të njihen si flamuri i shqiptarëve të Luginës.

 

Si OJQ kërkojmë distancim nga kjo Abetare, të të gjitha partive shqiptare dhe tërheqjen e saj nga procesi edukativo arsimor, duke e zëvendësuar me një më të përshtatshme ku qartë shprehet identiteti jonë kombëtarë, e që është identitet i pastër autokton Evropian.

 

 

 

OJQ “GURI I ZI”                                                                  Kryetar

BUJANOC                                                                             Fatmir Sopi

2 Responses

  1. Intelektuali thotë:

    Ndashit lexojeni “PDK” e Mulla Efendi Nexhmedin Saqipi, ndashit “GURI I ZI” e njefar Fatmir Sopit kurkush hicit, e gjith kjo ne te vertet kuptohet Sevdail Hyseni. Po prap eshte me rendesi se me nuk po lodhemi me ato nofkat dhe emrat e shpifur te ketij njeriu te shizofrenuar qe aq gjat i shkoi kungulli mbi uj dhe nuk u gjend deri tani dikushi ta ndale. Veprimet e ketilla te Sevdail Hysenit do ti paguaje qe ne zgjedhjet e ardhshme Jonuz Musliu me LPD-en e tij. INTELEKTUALI.

  2. I nderuari Intelektual, koment shum me vend dhe i qelluar, sa i perket Sevdailit. Por vetem deshta qe te permiresoj pak, se sa i perket “Gurit te Zi” jame me se i bindur se nuk eshte vertet qe Sevdaili ka gisht ne kete pun se ata persona e urrejne Sevdailin per shkak te mashtrimeve qe ua ka bere atyre rreth organizimeve te Takimeve te Vendlindjes ne Malsine e Bujanocit. Nderkaq sa i perket “PDK”-se se Nexhemedin Saqipit eshte mese e vertete, sepse çdo koment te Saqipit e ka shkruar Secdaili, dhe kjo asht 100% e sigurt.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch