Home » Lajme, Opinione, Vendore » Abetaret e burgosura në Preshevë dhe Universiteti i Mitrovicës së Veriut !?

Abetaret e burgosura në Preshevë dhe Universiteti i Mitrovicës së Veriut !?

Refik Hasani 2Universiteti i Mitrovicës së Veriut është bartur nga Prishtinës që ka funksionuar vetëm në gjuhën Serbe, që nga qershori i vitit 1999, është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Serbisë  . Procesi edukativo-arsimor është zhvilluar  dhe instaluar gati e pa penguar si një propagandë Serbe ndaj nesh  Shqiptarëve .

 

Dhe  , më 30 dhjetor 2015, Qeveria e Republikës së Kosovës ka pranuar dhe legjitimuar  diplomat e lëshuara në  Universitetin e Mitrovicës së Veriut  . Ky Universitet i mbështetur , financuar dhe menaxhuar ekskluzivisht nga Qeveria e Serbisë dhe ndonjë donator tjetër që nuk i dijmë . Asnjëher nuk është kërkuar nga Kosova  me sa jemi ne në dijeni  në Bruksel apo instanca tjera që të fillon të integrohet ky Universitet në sistemin arsimor të Kosovës  . Së pari   është dashur të jepët një afat kohor që duke u inspektuar plane , programet kurrikula arsimore të afrohet gjegjësisht të unifikohet me standarde të aplikuara në tërë Kosovën dhe normal sipas rregullave të sistemit të njësuar dhe të standardisuar të Bolonjës .

 

Pse studentët Shqiptarët nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva  që jan diplomuar  ende nuk u njifen diplomat edhe pse kjo është një nga marrëveshjet e arritura në Bruksel në mesë Prishtinës dhe Beogradit .

 

Deri kur do të vazhdohet me këtë qasje që Beogradi nuk i nostrifikon diplomat e shqiptarëve që kan studiuar nëpër Universitete publike e Kolegje të Kosovvs . Pse Serbia ende po i mban të burgosur edhe ata pak Abetare që ka ndar Republika e Kosovës me dedikim për Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën adminsitrimin e Serbisë .   Pse Parlamenti i Kosovës dhe Qeveria nuk reflektuan që krahas , paralel dhe me një reciprocitet të plot  .Edhe në arsim të aplikohet kushte e norma reciproke edhe në arsim .

 

Duke ua njohur të drejtat dhe njohjen-legjitimitetin e këtij Universiteti në Mitrovicë të Veriut vetëm në gjuhën Serbe  të kërkojn që së paku këto Abetare të burgosura në Preshevë të lirohen .

A thua cila është e drejta Serbët në Kosovë  të ken Universitet në Mitrovicë kurse shqiptarët të diskriminohen në të gjitha fushat dhe segmentet e jetës duke përfshi  që as Abetarja e diploma mos t’ju pranohen pasi që jan të botuara nga sheti amë-Kosova  .   Shqiptarëve në tri komuna Ju takon një Universitet publik në gjuhën shqipe  dhe t’ju mundësohet të studjojn edhe në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni dhe në vende tjera.  Kjo do të bëhet sa më parë aqë më mirë . Kjo është nevoja dhe domosdoshmëri edhe nëse Serbia ende i mban Abetaret në burg  dhe e pengon arsimin në gjuhën shqipe  . Hapja dhe themelimi i një universiteti publik në gjuhën shqipe do të ndodh nëse edhe kjo legjislatur e Parlamentit të Kosovës nuk këmbëngul edhe nëse nuk vë kushte dhe nuk përfill raportin reciprok në mesë të dy shteteve .   Vërtet   Serbia i ka burgosur dhe ende i mban Abetaret në Preshevë  , dhe nuk presim që të themeloj një Universitet publik në Gjuhën shqipe në këtëo tri komuna  ,

por vallë Kosova :

A është dashur  kështu t’i pranoj diplomat dhe të legjitimon Universitetin e Mitrovicës së Veriut pa asnjë kusht ! .  Kjo le të mbetët pyetja .

Shkruan : Refik HASANI

2  Janar 2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch