Home » Lajme » Admir Mehmeti – çon kombëtaren e Zvicrës në finale të U-21

Admir Mehmeti – çon kombëtaren e Zvicrës në finale të U-21

Përfaqësuesja U-21 e Zvicrës që ka në përbërje gjashtë shqiptarë është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian U-21, pas fitores së vështirë të arritur në vazhdime, golin e vetëm të së cilës sfidë e ka shënuar një shqiptar.

Nga fillimi i takimit janë paraqitur dy shqiptarë – superylli Xherdan Shaqiri dhe qendërsulmuesi Admir Mehmedi, ndaj një skuadre çeke shumë të talentuar.90 minuta kaluan pa shënuar asnjë skuadër gol, me Zvicrën e cila dominoi këtë takim në çdo aspekt.Ndeshja shkoi në vazhdime duke parë se ato ishin zgjidhja e vetme alternative për ta vendosur fituesin. Ishte Admir Mehmedi ai që shfrytëzoi një top të humbur 25 metra larg golit, për të shënuar në këndin e poshtëm të djathtë të portës së Çekisë dhe fitoren e madhe të Zvicrës.Spanja U-21 po ashtu siguroi kualifikimin në finalen e madhe të të shtunës pas fitores së arritur po ashtu në vazhdime ndaj Bjellorusisë me rezultat 3-1 (1-1 pas kohës së rregullt).Kështu, Zvicra e përforcuar me gjashtë shqiptarë do të luajë ndaj Spanjës që ka në përbërje disa yje të La Ligas, në finalen e të shtunës që vendos kombëtaren më të mirë të kontitentit për moshat deri 21 vjeç.

This creative lesson has students practice with many denominations of money, finally leveling up http://paper-writer.org/ to real money

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch