Home » Opinione » Afera “Whatergate” e Luginës së Preshevës

Afera “Whatergate” e Luginës së Preshevës

Shkruan: Nehat Hyseni

Opinionit të gjerë i është e njohur afera e viteve të 70-ta, kur Presidenti i atëhershëm i SHBA, Riçard Nixon u detyrua nga shtypi dhe mediat që të jep dorëheqje më 9.gusht 1974. Prej atëherë përdoret termi “Afera Watergate” për të ilustruar situatat e mbylljes së informacioneve të institucioneve shtetërore e publike ndaj opinionit të gjerë.

Dorëheqja e Niksonit

Pikërisht, skandali i përmendur kishte pasë filluar me arrestimin e pesë personave të cilët kishin hyrë pa leje, dmth. me dhunë në zyrat e Komitetit Nacional Demokratik në hotelin Watergate në Vashington më 17.06.1972. Hetimet treguan se kjo ndëhyrje e paligjëshme ishte njëri ndër aktivitetet e shumëta jolegale, që shkaktuan frikësime, spiunazh politik dhe sabotim. Për këtë kishte qenë përgjegjës shtabi i Niksonit, si dhe disa nga njerëzit që ishin lojalë ndaj tij.

Meqë i kanosej “impiçmenti”, Niksoni u detyrua të jep dorëheqje vetëm dhjetë ditë pas përfundimit të hetimeve, për t’ia lënë vendin Xherald Fordit, i cili e nënshkroi faljen ndaj Niksonit, pasi që ai e dorëzoi funksionin e Presidentit të SHBA-ve.

Një aferë e tillë, sa duket, qe dy vjet ka filluar edhe në Luginën e Preshevës. Kurse, këto ditë kjo aferë ka marrë hov edhe më të madh. Por, këtu, natyrisht se nuk bëhet fjalë për ta detyruar Presidentin e tanishëm të SHBA-ve, Barac Obama për të dhënë dorëheqje.

Andaj, merrni frymë lirisht dhe relaksohuni. Dikush do të ofshajë me ngashërim: Shyqyr Zotit! Sepse nuk do të “dridhet dynjaja” dhe nuk do të shkaktohet termet, me pasoja katastrofale për  njerëzimin.

“Dorëheqja” e Galip Beqirit?

Pra, këtu nuk bëhet fjalë për Obamën, por për askend tjetër veç Kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarve të Luginës së Preshevës, z. Galip Beqiri!

Dhe kërcnimet “nuk do të përfundojnë me kaq”. Kurrësesi jo! Së paku kështu premtojnë, ose më mirë me thënë, kërcënohen ata! Kurse, z. Galip Beqiri nuk kishte kompetenca e as mundësitë e Presidentit Nikson për t’i burgosur. Prandaj, ata janë të lirë dhe kuptohet, më të “rrezikshëm”.

Por, t’ia fillojmë nga fillimi. Duhet sqaruar opoinionit të gjerë se kjo “aferë” filloi me grabitje jolegale dhe të kundërligjshme, të most themi troç: vjedhjes së dokumentave nga fahu postal i KNSH-së. Por, ata shfrytëzuan zhdërvjelltësinë dhe “aftësitë” e veta që edhe në “forma të tjera” për të siguruar dokumenta financiarë të KNSH-së. Spiunazhi, edhe këtu ka “funksionuar” në mënyrë perfekte. Bile, bile, edhe spiunët amerikanë që sajuan aferën “Watergate”, do t’ia kishin lakmi!

Bravo,uuurrraaaaa! Do të bërtasim të gjithë. Sepse, më në fund, ja ia arritëm që, së paku me diçka t’ia kalojmë edhe Amerikës!

Motivet “patriotike”

Aktivistët e “Watergate”-it preshevar deklarojnë, edhe ne atyre pa kurrëfarë rezerve  u “besojmë”, se kanë qëllime dhe “motive patriotike”, “transparencë me publikun”, brengosje për korrektësinë e shpenzimit të parasë publike dhe djersës së taksapaguesve, dmth. të qytetarëve tanë. Dhe ne atyre u “besojmë”plotësisht. Pa kurrëfarë “dyshimi”.

E pse të mos u besojmë?!
Ata që kanë sy me pa, kanë veshë për të dëgjuar dhe kanë zemër shqiptari që “rrahë” për atdhe, për vatan e për milet, këtë duhet fare qartë ta dijnë. Kurse, për ata që kanë dilema, sado të vogla që të jenë ato, duhet t’i flakin nga mendja dhe zemra e tyre. Sepse, dyshimet e tilla (eventuale) që ndokush mund t’i ket, do të zhduken si “fluskë sapuni”, posa të kenë parë e dêgjuar dëshmninë spektakulare.

Pra, më 7 prill 2013, Kryetari i KNSH, Galip Beqiri personalisht duhet të paraqitet në Gjykatën komunale serbe me akuzën se ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar të valoj në selinë e KNSH-së në Bujanoc!

Se a do të detyrohet edhe Kryetari i KNSH-së, z. Beqiri të jep dorëheqje, ashtu si u detyrua nga mediat Presidenti Nikson, mbetet të shihet. Por, nëse gjykojmë nga “turri” që kanë marrë dhe nga kërcnimet që po i lëshojnë, duke vjedhur zjarr nga goja dhe duke kërcënuar gjithçka, bile edhe se do të shkatërrojnë, “rrënojnë e shuajnë” parti e subjekte politike që ata “vlerësojnë” se “nuk duhet të qëndrojnë në skenën politike të Luginës së Preshevës”.

 

 

Misioni i “shenjtë”

Gjykatat serbe dhe pushteti aktual serb, si gjithmonë, ka për “detyrë dhe mision të shenjtë” që t’i mbrojë shqiptarët nga “tradhëtarët” e tyre. Ishalla edhe kësaj radhe, ky pushtet i Serbisë, që gjatë shekujve e “ruajti” dhe u kujdes për shqiptarinë, do ta dëshmoj tezën dhe ta ndihmoj procesin e zbulimit epokal të “tradhëtisë brendashqiptare ndaj idealeve të shenjëta kombëtare shqiptare”.

Andaj, mbetemi me shpresë që gjykatat serbe do t’i japin denimin e merituar z. Beqiri, që do t’i shërbej jo vetëm atij personalisht, por edhe të gjithë shqiptarve të Luginës së Preshevës, si dhe mbarë shqiptarisë, kudo që janë,  që të mos tradhëtojnë idealet dhe kauzën kombëtare shqiptare!
Ndoshta ka shqiptarë të tillë që, ruana Zot, të dyshojnë në “sinqeritetin” dhe në “devotshmërinë” e pushtetit serb ndaj kauzës kombëtare shqiptare. Sepse, sipas akterëve të aferês “watergate” preshevar, të atillët ose nuk e njohin fare historinë tonë kombëtare shqiptare, ose e lexojnë atë “mbrapsht”. Andaj, i preferojmë që ta “rilexojnë” historinë tonë kombëtare dhe “kontributin” e pushtetit serb për kauzën shqiptare, sipas rregullave dhe “vlerësimeve” të reja që i kanë vendosur aktivistat tanë të Aferës “Watergate” të Luginës së Preshevës.

Prandaj edhe ua kanë ndaluar atyre rreptësisht paraqitjen mediatike, duke bllokuar çdo lajm lidhur me ta, si dhe duke ndaluar publikimin e lajmeve dhe komenteve që atyre nuk i pëlqejnë. Pa çka se edhe ata financohen nga Buxheti komunal dhe nga paraja e taksapaguesve të komunës?!

Kjo aspak nuk i pengon atyre që haptas të deklarojnë se kush “del” në media, si dhe cilin e refuzojnë, bile pa hezituar fare t’ua thonë troç në sy se pse e bëjnë këtë: sepse “ti shoqërohesh me filan parti, politikanë apo individë”, që atyre nuk i pëlqejnë. Dhe s’ka ligj në botë që mund t’i detyroj të veprojnë ndryshe. Se këtu, dmth tek ne në Luginë të Preshevës, nuk njihet termi “diskriminim”, dhe pikë.

Duke pritur me ankth dhe të tmerruar nga fuqia shkatërruese e tyre, meqë pretendojnë se e kanë “bombën atomike” në duar të veta. Deklarojnë me mburrje e pompozitet se mund të bëjnë ç’të duan dhe “nuk humbin asgjë”.

Andaj, kujdes! Ardhmëria jonë është në duarë të tyre!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch