Home » Lajme, Vendore » Afirmimi i lëndës fetare nëpër shkollat shqipe të Luginës së Preshevës

Afirmimi i lëndës fetare nëpër shkollat shqipe të Luginës së Preshevës

BIPMB-Foto-1Sot, në lokalet e KBI-së në Preshevë , koordinatori i lëndës fetare Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, mbajti një takim konstruktiv me punëtorët arsimorë të mësimit fetarë nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Preshevës.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja për së afërmi me zhvillimin e lëndës fetare nëpër shkollat shqipe, përgatitjet për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë, si dhe aftësimi i nxënësve me njohuri rreth fesë islame.

BIPMB-Foto-2Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, ndër të tjera theksoi se lënda fetare nuk është misionare, por informative. Punëtorët arsimorë, duhet t’i informojë dhe mësojnë për rolin dhe rëndësinë e lëndës fetare e jo t’i bindin ata të involvohen në proceset fetare. Lëndën fetare mund ta ndjekin edhe nxënësit, që i takojnë konfesioneve tjera, por që shprehin dëshirë për të mësuar për të mirat e fesë Islame”.

Gjithashtu, Myftiu Saqipi, porositi mësimdhënësit t’i përmbahen rregullave të arsimit e mos të anojnë nga ndikimet politike, të cilat shkollat tona i kanë politizuar tej mase.

Në fund të këtij takimi, u shtrua nevoja e organizimit të takimeve në nivel të tri komunave, të cilat do të ndikojnë shumë në avancimin e procesit mësimor të lëndës fetare nëpër shkollat shqipe, njofton Qendra Informative pran BIPBM-së, 20.12.2014.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch