Home » Lajme » Agon Mehmeti konfirmohet si blerje e Palermos

Agon Mehmeti konfirmohet si blerje e Palermos

Sulmuesi kosovar i Malmos, Agon Mehmeti nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Serie A të Italisë, Palermo. Këtë e ka konfirmuar presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, shkruan “Eurosport.se” të premten.

“Mehmeti 21-vjeçar është i gatshëm të luajë në Serie A dhe do t’i bashkohet Palermos kur kontrata e tij do t’i skadojë në janar”, ka thënë presidenti i Palermos Zamparini.

Mehmeti me Malmon stinorin e fundit fitoi titullin e kampionit të Suedisë. Sulmuesi kosovar vlerësohet ndër talentet më të mëdha në Suedi.

Largimin e Mehmetit e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Malmos, Per Agren. Malmo nga Palermo do të përfitojë 550 mijë euro për zhvillimin e sulmuesit 22-vjeçar. Mehmeti në Malmo gjendet që nga mosha 12-vjeçare. Agren nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që sulmuesi kosovar të transferohet te skuadra e Serie A edhe në verë. “Ne do të marrim 5 milionë korona (550 mijë euro) për shkollimin e tij. Ne do të marrim gjithë vlerën, pasi Agoni ka qenë me ne që nga mosha 12-vjeçare. Ne jemi duke vazhduar bisedimet me Palermon dhe ka gjasa që Agoni të transferohet edhe këtë verë”, ka thënë Agren.

Vet Mehmeti nuk ka mundur të fsheh gëzimin për transferimin e tij, mirëpo ai thotë se ende është i koncentruar te Malmo.

“Unë nuk dua të them asgjë tash për tash, por e di se Malmo e Palermo janë duke negociuar. Palermo më ka përcjellë për një kohë të gjatë. Është ëndërr e çdo futbollisti të luaj për një skuadër të madhe në një ligë të madhe. Unë vetëm mund të them se është ëndërr të luash në Serie A. Por, tash për tash jam i fokusuar vetëm në Malmo. Kemi disa ndeshje të rëndësishme para nesh dhe do të koncentrohem në to”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti stinorin e kaluar për Malmon shënoi 11 gola dhe asistoi dy herë. Këtë edicion ai 11 ndeshje ka shënuar dy gola. Stinori në Suedi luhet brenda një viti kalendarik, pra ky aktual përfundon në fund të këtij viti.

H.H

For parents, this serves as a warning middle school and high school students should not be celltrackingapps.com using yik yak, period

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch