Home » Kulturë, Lajme » AH, KY 6 MARSI 1991!…

AH, KY 6 MARSI 1991!…

Murat Gecaj( Sa kujtime e dhimbje na sjell! )

Nga: MURAT GECAJ

                                    -Tiranë

 

Kam shkruar,  më parë, për këtë  datë të paharruar,

që zemrat e shumë shqiptarëve fort i pat’ copëtuar!

Sa shpejt ikën vitet, ato u mbushën plot njëzetetre…

Po, a e dini, vallë, se gati janë një jetë e tërë?

Atë ditë Tirana gjëmoi si një i fuqishmë tërmet

dhe ngjante se këmbë njeriu këtu nuk kishte mbetë;

vraponin e vraponin-vargua, plot të rinj  dhe të reja,

sa dukej që njerëzve në mes iu ishte këputur jeta.

Nëna e baballarë u lebetitën e ata shumë lotuan,

të gjithë të shtangur, drejt portit të Durrësit shkuan.

Anija “Tirana” atë ditë priti plot miq të paftuar

dhe nuk e dinte aspak, se ku kishte  për t’i dërguar;

mbi ujë e tallaze, me shpejtësi filloi të lundrojë,

deri sa në  brigjet italiane udhën ajo e ndaloi.

Po, ankthin tone, a e merrni ju sot me mend,

se të gjithëve as toka aspak nuk na zinte  vend?!

Nuk dinim ne asgjë, për djemtë as për vajzat,

Se ku, vallë,  i kishte pëplasur e egër vala?!

……………………………………….

Kjo histori është, tashti, plot njezetetrevjeçare,

po më kuptoni, se dhimbja nuk na është hequr fare,

mendja e sytë na kanë mbetur ne atje, përtejdeti

e përsëri sikur i ndiejmë lëkundjet e atij “tërmeti”.

Lexuesi im, më beso ti mua, që nuk jam poet,

por kur njeriu kujtesës detyrohet e i thërret

e dhimbjen sadopak dëshiron ta pakësojë,

atëherë, çuditësisht, niska që të vjershërojë…

U kërkoj të falur, për vargjet që më lart shkrova,

Por, kështu, mendje e zemër sadopak i lehtësova.

…………………………………………

Tani, më falni, se në Internet po më vjen sinjal

dhe në anën tjetër po prêt të  lidhet me ne njëri djalë;

pra, me figurë e zë, përsëri sot ne do të bisedojmë

e atë datë, aq  të dhimbshme, përherë  do ta kujtojmë…

(Shkruar, së pari, më 6 mars 2011,ora 20.00)

Tiranë, 6 mars 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch