Home » Lajme » Ahmedi: Bashkësia Islame e Preshevës me të gjitha kapacitetet, do jetë pranë vëllezërve dhe motrave në Shqipëri

Ahmedi: Bashkësia Islame e Preshevës me të gjitha kapacitetet, do jetë pranë vëllezërve dhe motrave në Shqipëri

Me shqetësim të thellë mora lajmin për viktimat dhe të lënduarit nga pasojat e tërmetit të sotëm në Shqipëri i përcjell me dëme të mëdha në objekte banimi në disa lokalitete në Shqipëri.

Në këto momente të rënda për vëllezërit tonë, shprehim mbështetjen tanë të gjithanshme duke u solidarizuar e duke bashkëndjerë dhimbjen.

Familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Zotin e Gjithëmëshirshëm që t’u lehtësoj dhimbjet, ndërsa të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë.

Apeloj tek qytetarët që të ruajnë qetësinë, e të mos krijojnë panik si dhe të ndihmojnë njëri – tjetrin.

Në rastet të tilla, solidariteti, ndihma dhe përkujdesi më ata që kanë pësuar është vepra e puna më e mirë që e do dhe urdhëron Zoti i Madhëruar.

Bashkësia Islame e Preshevës do të përcjell me vëmendje situatën e krijuar dhe me të gjitha kapacitetet, do jetë pranë vëllezërve dhe motrave në Shqipëri.

Zoti na ndihmoftë në tejkalimin e kësaj gjendje!

Kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë
M. Ibrahim ef. Ahmedi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch