Home » Lajme, Rajonale » Ahmeti e Zaev, koordinohen për seancën e Kuvendit

Ahmeti e Zaev, koordinohen për seancën e Kuvendit

Mbrëmë Ali Ahmeti dhe Zoran Zaevi janë takuar në selinë e LSDM-së në Shkup dhe kanë rënë dakord që të premten të tentohet të thirret vazhdimi i seancës së mbledhjes konstituive të parlamentit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe lideri i Lëvizjes Social Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev janë duke i koordinuar veprimet për të thirrur seancën e Kuvendit të Maqedonisë dhe për të proceduar me zgjedhjen e qeverisë së re. Ata mbrëmë janë takuar në selinë e LSDM-së në Shkup dhe kanë rënë dakord që të premten të tentohet të thirret vazhdimi i seancës së mbledhjes konstituive të parlamentit.

Sot Zaevi do të takohet me krerët e Lëvizjes BESA.

Në këtë takim është biseduar edhe për kryetarin e ri të parlamentit mirëpo nuk është precizuar se kush mund të jetë ai shkruan 24Vesti. Por, për herë të parë prej që Maqedonia është ndarë nga Ish Jugosllavia, kësaj here shqiptarët duket se do ta marrin Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë. Aktualisht janë përmendur dy emra: Xhevat Ademi dhe Talat Xhaferi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore