Home » Lajme, Politikë » AHMETI MBËSHTET DIALOGUN MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË

AHMETI MBËSHTET DIALOGUN MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstad, me të cilin kanë diskutuar rreth zhvillimeve politike në Maqedoni, por edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Lideri Ahmeti njoftoi Ambasadorin Bjornstad rreth përgatitjeve të Bashkimit Demokratik për Integrim në vigjilje të referendumit dhe theksoi gatishmërinë e lartë të të gjitha strukturave të BDI-së për të kontribuar për rezultat të suksesshëm më 30 shtator.

Sipas një komunikate të BDI-së, Ahmeti gjithashtu përsëriti rolin e rëndësishëm të opozitës duke e ftuar të bëhet pjesë e përfundimit të rrugëtimit tonë të përbashkët drejt Brukselit.

Sa i përket zhvillimeve rajonale, Ahmeti mbështeti dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë për të gjetur zgjidhje përfundimtare për njohje të ndërsjellë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch