Home » Lajme » AIK-PRESHEVA JONE: Piloti shqiptar në Zvicër: Pas Prishtinës do të ateroj në Tiranë / Shqiptari fiton 43 milionë në kazino / Benini njeh pavarësinë e Kosovës / Enver Hoxhaj: Misioni i Pacollit këto ditë është një mrekulli

AIK-PRESHEVA JONE: Piloti shqiptar në Zvicër: Pas Prishtinës do të ateroj në Tiranë / Shqiptari fiton 43 milionë në kazino / Benini njeh pavarësinë e Kosovës / Enver Hoxhaj: Misioni i Pacollit këto ditë është një mrekulli

Piloti shqiptar në Zvicër: Pas Prishtinës do të ateroj në Tiranë
EKSKLZUIVE: Burim Aliu,nga fshati Vaksincë i Kumanovës i cili flet për herë të parë si pilot për një mediumi shqiptar, ai shpjegon për agjencinë informative ”Presheva Jonë” se “në mars të vitit të kaluar kam fluturuar së pari herë nga Zvicra në aerportin e Prishtinës, ku në reaoplan kisha një delegacon të lartë zvcieran, ku shkonin për mision dhe punë të tyre në Kosovë.

Mërgimtarët tanë në Perëndim sot nuk janë më si dikur sharrëxhinj të Esad Mekulit në Beograd. Se ata janë integruar mirë në Zvicër, në Gjermani, në SHBA, në Austri, në Belgjikë, në Itali..dëshmon jo vetëm gjuha që e flasin mirë, por edhe titujt e tyre, si: mjekë, inxhinierë, patronë firmash në biznese të larmishme, ekspertë të lëmenjve të ndryshëm, arkitektë, avokatë. Madje edhe pilotë…Sot vetëm në Zvicër kemi 4-5 pilotë shqiptarë. Lidhur me këtë dhe me profesionin e aviacionit agjencia informative “Presheva Jonë” bëri një intervistë me pilotin e ri shqiptar Burim Aliu, cili jeton dhe vepron në Sant Galen të Zvicrës.

Piloti i ri shqiptar Burim Aliu (30-vjeçar), nga Vaksinca e Kumanovës, sot jeton dhe vepron në Sant Gallen të Zvicrës. Për kontributin dhe sukseset e tij Burimi përveç prindërve i është mirënjohës edhe Zvicrës, të cilin vend e konsideron si vendlindje të dytë. Këtë na e tha edhe babai i tij Ahmet Aliu, i cili më shumë se 40 vjet jeton në Zvicër. Piloti ynë është i martuar me Njomzën dhe kanë dy goca Hanën (3 vj. dhe Lonën.4.5 vj.)

Në autobiografinë e tij mësojmë se piloti Burim Aliun ka diplomuar në vitin 2007 dhe tani fluturon në linjat e rregullta nga aeroporti i Luganos në disa relacione ndërkombëtare. Burimi Aliu flet për herë të parë, si pilot, për një medium shqiptar.
Do theksuar se Burimi, i cili binte në sy për prirje dhe talent në literaturë aviacioni dhe vizatim teknik, fillimisht krahas studimeve nisi të punonte në kompani të njohura të disa vendeve oksidentale, si përfaqësues i teknologjisë në firmën e njohur Bühler- AG, i cili i joshur nga aviacioni edhe u drejtua në profesionin e pilotit, që sot e ushtron me krenari si shqiptar dhe zviceran. Burim Aliu për ca muaj, para se t’u rrekej studimeve, u gjend ne Kanada për perfeksionim të gjuhës angleze. Në vitit 2007, në praninë e ekspertëve të njohur zviceranë të aviacionit, mbrojti me sukses licencën e pilotit – airline. Pas ligjëratave, gjatë studimeve të aviacionit, Burim Aliu pjesën teorike e kaloi me sukses në Cyrih dhe pjesën tjetër, atë praktike, në Florida të Amerikës.

”Nga 8 janari i këtij viti ushtroj profesionin tim në Lugano për kompaninë zvicerane ”Darwin Airliene”. Nga aeroporti i Luganos fluturoj në linja nacionale dhe ndërkombëtare si në drejtim të Gjenevës, Cyrihut, pastaj edhe në ato jashtë Zvicrës, fillimisht duke frekuentuar në ato italiane si në drejtim të Milanos, të Romës, të Palermos, të Venecias, të Nicës, Palma de Majorkës etj…Në mars të vitit të kaluar kam fluturuar nga Zvicra në Aeroportin e Prishtinës. Në aeroplan kisha një delegacion të lartë zviceran që shkonte për mision dhe për punë në Kosovë. Vërtet ishte kënaqësi e madhe, saqë nuk kam fjalë si t’jua përshkruaj. Pas Prishtinës, pretendoj të ateroj së shpejti në aeroportin ndërkombëtar ”Nënë Tereza” në Tiranë. Derisa fluturoj me aeroplanin e tipit SAAB 2000 mbi alpet e Zvicrës shpesh shikoj nga dritarja mos po e shoh Prishtinën, Tiranën, Vaksincën apo…”, thotë për
”Presheva Jonë” duke qeshur piloti shqiptar në Zvicër Burim Aliu.

“Desha të shtoj edhe diçka për hir të respektit të kolegëve të mi. Sot ndoshta jam piloti më i ri, por fatmirësisht s’jam i vetmi pilot shqiptar në Zvicër. Njoh dhe kam miq edhe pilotë të tjerë shqiptarë në Zvicër, si: Besnik Sadriu (nga Presheva), Shaban Shkreli (Pejë), Burhan Jahiu (oficer i lartë nga Presheva) etj…
Lugano gusht / AIK -Presheva Jonë
———————————————————————-
Shqiptari fiton 43 milionë në kazino
Ai ka pasur një fat të jashtzakonshëm, por nuk merr asnjë cent të vetëm. Shqiptari Behar Merlaku (26) nga Dietikon ZH ka qenë duke e provuar fatin e tij në një kazino të Austrisë, në Bregenz.

“Për një çast, u ndezën të gjitha dritat, filloi muzika, gjithçka ushtonte”, ka deklaruar Behari për “Blick”. Fitim mahnitës, në tabelën e kazinos shfaqet shifra prej 42.949.672,86 euro. “Ishte një ndjenjë e jashtzakonshme. Bashkëshortja ime ishte pranë meje, menjëherë filluam festën dhe idenë se si do t`i shfrytëzojmë të hollat: shtëpi, veturë, pushime etj.

Të gjithë ngjarjen e incizova me celular, pasi gjithçka dukej si në ëndërr”, vazhdon Behari. Por, ëndrra ishte shumë e shkurtër, pasi para tij paraqitet drejtroi i kazinos dhe i tregon atij se bëhet fjalë për një defect të aparatit dhe se jackpot është aktivizuar pas një defekti teknik të tij. Një nëpunës i kazinos e kishte hequr shpejt çipin e aparatit duke u zhdukur shumë shpejt nga vendi i ngjarjes.

Behari reagon shpejt, por nga kazinoja i thonë se duhet të largohet nga aty. Pas disa orësh zënke verbale, në kazino vjen edhe policia, e cila merr gjithçka me vete, ndërsa shqiptari i mllefosur, e angazhon një avokat, duke ngritur kallëzim penal ndaj kazinos në fjalë. Humbja e 43 milionë euro, e ka depresionuar rëndë shqiptarin e ri.

“E gjithë ngjarja më ngarkon tepër psikikisht, nervat më janë dobësuar, aspak nuk mund të fle. Për fat të mirë, javën e kaluar e përjetova një çast të lumtur, pasi në jetë erdhi biri im Erioni”.
Behari tregohet “luftarak”, ai dëshiron të përfundojë rastin, po të jetë nevoja edhe deri në fund të jetës. Televizioni shtetëror austriak ORF, ka theksuar se sipas “Casinos Austria” bëhet fjalë për një defekt teknik dhe se ajo nuk do të paguajë asgjë.
Bregenz, 16 gusht / AIK-Presheva Jonë
—————————————————————-
Benini njeh pavarësinë e Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, konfirmon zyrtarisht njohjen e 80 për shtetin e Kosovës, nga Republika e Beninit.

Njohja nga Benini i është dorëzuar sot zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, z.Behgjet Pacolli nga Presidenti i Beninit Yayi Boni gjatë një takimit zyrtar. Kjo njohje është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme lobuese të zotit Pacolli në kuadër të diplomacisë së tij në shtetet veq e veq. Gjatë ditës ju dërgojmë edhe notën verbale të njohjes.
Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë, Burkina Fason dhe Nigerin.

Kryeqyteti i Beninit është Porto Novo. Benini ka një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash, me rreth 9 milion banorë. Aktivitetet lobuese të zotit Pacolli do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me që rast për njohjet do të informoheni me kohë.
Prishtinë, 19 gusht / AIK-Presheva Jonë
——————————————————————–
Enver Hoxhaj: Misioni i Pacollit këto ditë është një mrekulli

Në proces të vendimmarrjes për njohjen e Kosovës janë edhe disa shtete anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, që tashmë quhet organizata për Kooperim Islamik.

Kështu i tha RTK-ës ministri i jashtëm ,Enver Hoxhaj, i cili është ftuar të marrë pjesë në punimet e radhës së kësaj konference në Stamboll. Sot ministri Hoxhaj do të zhvillojë disa takime me ministra të jashtëm të vendeve anëtare të kësaj organizate islamike.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, ka marrë premtime nga disa vende anëtare të Organizatës për Kooperim islamik, se do ta njohin shumë shpejt pavarësinë e Kosovës. Ai se disa vende tashmë janë në proces të vendimmarrjes.

“Ka disa vende islamike, që në javët dhe muajt e ardhshëm do të marrin vendime për njohjen e Republikës së Kosovës. Disa prej tyre janë në proces të vendimmarrjes tashmë”.
Në takimin e radhës së konferencës që është mbajtur në Stamboll, ministri Hoxhaj ka zhvilluar disa takime bilaterale me ministra të vendeve anëtare të organizatës dhe në fokus ka pasur nevojën për shtrirjen e njohjeve. Për këtë proces, ministri Hoxhaj tha se është i koordinuar shumë mirë edhe me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, i cili po vazhdon lobimin në vende të Afrikës.

Ministri Hoxhaj veçoi kontributin e Pacollit për njohjet e kësaj jave.

”Pa dyshim ka bërë një punë shumë të madhe në Afrikë dhe rezultat i punës së tij janë edhe tri njohjet nga vendet e Afrikës. Unë jam shumë i sigurt se në javët e ardhshme do të kemi njohje edhe nga pjesë tjera të botës, por pa dyshim ajo që ka ndodhur gjatë javës së fundit, fal përkushtimit të Pacollit është një mrekulli”.

Gjatë qëndrimit në Stamboll ministri Hoxhaj ka pasur një takim të veçantë edhe me ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutogli, të cilin e ka njohur me zhvillimet në Kosovë, sidomos në veri. Por e veçanta e takimit ka qenë kërkesa që Turqia ta ndihmojë në përmbylljen e procesit të njohjeve të Kosovës, tha ministri Hoxhaj.

22 vende anëtare, prej 57 sa ka Organizata për Kooperim islamik, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri Hoxhaj do të vazhdojë takimet bilaterale me ministra të jashtëm të shteteve edhe gjatë ditës së sotme në Stamboll.
Prishtinë, 20 gusht /AIK-PRESHEVA JONE All of those goals that you want to achieve cost money, http://writemypaper4me.org and a budget can make sure that you take care of your needs and achieve those wants

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch