Home » Lajme » AIK-Presheva Jonë: Shqiptari nga Kosova e godet me thikë sportistin zviceran / Një 59 vjeçar nga Kosova vret në Zvicër gruan e tij dhe një punëtore sociale të komunës / Profeti Muhamed a.s. ishte shqiptar !? / Serbi i impikuar në masakrimin e katër personave në Danub

AIK-Presheva Jonë: Shqiptari nga Kosova e godet me thikë sportistin zviceran / Një 59 vjeçar nga Kosova vret në Zvicër gruan e tij dhe një punëtore sociale të komunës / Profeti Muhamed a.s. ishte shqiptar !? / Serbi i impikuar në masakrimin e katër personave në Danub

Shqiptari nga Kosova e godet me thikë sportistin zviceran

Kjo ndodhë pasi zvicerani ka konfrontuar ata se “Ju gjendeni në Zvicër dhe duheni të respektoni Zvicrën, nëse nuk ju pëlqen, atëherë kthehuni në Kosovë”, njofton agjencia “Pesheva Jonë”.

Dy shtetas të Kosovës, të cilët sapo kishin arritur me një taxi para një kafeneje, filluan të grinden dhe të ofendojnë popullin zviceran. Të pranishëm ishin edhe dy mysafirët e fundit në këtë lokal, që të dy shtetas zviceran, njëri nga ta sportist i njohur në “Mundje tradicionale” të Zvicrës (Schwingen).
Pasi zvicerani ka konfrontuar ata se “Ju gjendeni në Zvicër dhe duheni të respektoni Zvicrën, nëse nuk ju pëlqen, atëherë kthehuni në Kosovë”.
Pa përfunduar ende fjalët, një nga kosovarët ka nxjerrë thikën nga shoka dhe ka goditur atë në qafë, duke i shkaktuar atij lëndime dhe gjakderdhje të madhe. Që të dy shtetasit e Kosovës janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa shoku i sportistit përkujdesej për t’i ndalur gjakderdhjen viktimës, transmetojnë mediet.
Policia e alarmuar ka arritur t’i kap 4 orë më vonë që të dy kosovarët, të cilët gjendeshin ende në qytetin Interlaken.
Të dy janë dërguar në paraburgim, ndërsa gjykata ka ngritur akuzën për “tentim vrasje dhe lëndim të rëndë trupor”.
Merret vesh se zvicerani i therur, pas ndërhyrjeve mjekësore, e ka jetën jashtë rrezikut.
Gjenevë, 16 Gusht /AIK-Presheva Jonë
—————————————————————–
Një 59 vjeçar nga Kosova vret në Zvicër gruan e tij dhe një punëtore sociale të komunës
Sipas policisë zvicerane, një 59 vjeçar nga Kosova, ka shtënë me armë mbi gruan e tij, 52 vjeçe. Gruaja nga plagët e marra ka vdekur në vendin e ngjarjes. Sipas një dëshmitar okular, çifti nga Kosova kishin pasur zënka edhe më herët, raporton Blick, njofton agjencia “Preesheva Jonë”

Sipas një dëshmitari tjetër, më pas 59 vjeçari nga Kosova ishte parë duke shëtitur me armë në dorë rugëve të Pfäffikonit.
Më vonë janë dëgjuar të shtëna të tjera.
Dëshmitarët kanë thënë se të shtënat kanë ardhur nga objekti i komunës, rreth 100 metra larg nga vendi ku e kishte qëlluar gruan e tij.
Atje, 59-vjeçari kishtë qëlluar një grua të dytë, drejtoreshën e departamentit për Çështje Sociale në Pfäffikon. Ajo e plagosur rëndë ishte dërguar në spital, ku kishte ndërruar jetë gjatë orëve të pasditës
Vrau gruan ngase deshti divorc
(I plotësuar) – Kurora lule kishin vënë në vendin ku ishte ekzekutuar e ëma e tyre Sadetja në qendër të Pfäffikonit, dy vajzat, Merita 29-vjeçare dhe Sahadetja 26-vjeçare.
Dy vjazat ishin tronditur me ngjarjen tragjike që kishte ndodhur të hënën, kur babai i tyre kishte vrarë të ëmën e tyre dhe shefen e Qendrës Sociale në Pfäffikon.
Sahadetja ishte vajza më e vogël e familjes.
Të bijat e Sahadetës së ndjerë kishin vënë kurora lulesh edhe në vendin, ku babai i tyre kishte vrarë zyrtaren sociale.
„Babai im ishte agresiv”, ka thënë Merita për Blick. „Ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë mbi nënën time. Edhe ne fëmijët u rrahën rregullisht dhe shpesh ishim te mjeku për shkak të lëndimeve që na ka shkaktuar babai”, kanë deklaruar dy vajzat.
Pensionisti invalidor ka dëshiruar të bëj një jetë të luksit.
Merita e trishtuar, tashmë nënë e një djali nëntë muajsh, tha se babai i tyre nuk është kujdesur për fëmijët.
” Vetëm paratë ishin të rëndësishëm për të. Pavarësisht se ishte pensionist invalidor, ai donte të bënte një jetë të luksit. Një pjesë të madhe të parave i dërgonte në Kosovë. Vëllai i tij kishte shumë borxhe. Por këto para nuk i kanë mjaftuar nga ndihmat sociale. Për këtë arsye ai e ka dytyruar nënën time të punoj dhe për këtë arsye e ka vrarë drejtoreshën e Qendrës Sociale. Ai ishte i bindur se po merrte pak para nga ndihmat sociale. Ai i ka urryer ato” , ka folur Merita për babën e saj, autor i dy vrasjeve.
Ajo nuk e kupton pse autoritetet nuk kanë ndërhyrë më herët.
„Policia ishte aq shpesh në shtëpinë tonë. Dy muaj më parë babai im kishte sulmuar me gërshëre nënen time. Policia i kishte ndaluar vetëm kontaktin. Pas kësaj babai im iku në Kosovë. Por ai nuk e ka lënë të qetë nënën time. Ai i ka dërguar qindra mesazhe kërcënimi nënës time. Unë kam kërkuar ndihmë në qendrat për përkujdesjen e të rinjve, por ata nuk bërë asgjë me arsyetimin se të gjithë jemi mbi 18 vjeç. Shefja e Qendrës Sociale e ka këshilluar nënën time për të kërkuar banesë”, tha Merita.
Dorasi Sh.S, të hënën më 8 gusht ishte kthyer nga Kosova. Ai kishte ndjekur në çdo hap gruan tij. Shani.S për të fjetur kishte shkuar te të afërmit dhe në një xhami të Päffikonit.
„Miqtë dhe të afërmnit e kanë parë në Pfäffikon dhe kanë e paralajmëruar nënën time ,që të jetë e kujdesshme”, ka thënë e dëshpruar Merita.
Të premtën e kaluar, babai im ka dërguar një mik për të marrë rrobat e tij, në banesë dhe i kishte dërguar fjalë nënës se donte të pajtohej me të. Por ajo ka refuzuar. Në të njëjtën ditë ai kishte një takim në Zyrën e Mirëqenies Sociale”, tregon ngjarjen para vrasjes, Merita..
Armën e kishte sjellë Shaniu nga Kosova, ka bërë të ditur në një deklaratë prokurori i rastit.
„Ai na ka kërcënuar shpesh. Ne kemi jetuar në frikë të vazhdueshme”, tha Merita.
Edhe vajza e vogël Sahadetja, konfirmon se nëna e saj kishte frikë të pabesueshme nga babai i dhunshëm .
„ Ajo kishte paguar të gjitha faturat. Njëherë i kishte ndodhur të mos i paguante, ai e kishte kërcënuar nënën me thikë. Nëna ime na ka ushqyer dhe rritur të gjithëve në familje, por ajo gjithmonë nuk ishte trajtuar mirë nga babai”, rrëfen për jetën e nënës së ndjerë, vajza e vogël Sahadetja.
Ajo kishte gjetur gjithmonë mbështetje në Zyrat e Mirëqenies Sociale.
„Nëna ime kishte vendosur për ta braktisur babain”, thotë Sahadetja.
Për vajzën më të re të familjes ishte e qartë se vendimi i nënës për ndarje, do të kishte një përfundim të përgjakshëm.
Këtë e kishte konfirmuar dje edhe kryeprokurori.

„Nëse gruaja e tij kishte rënë dakord të jetonte përsëri me të, ai nuk do ta vriste”, citohet të ketë thënë, prokurori Roland Geissler.
Sipas Sahadetes edhe vëllai i saj i vetëm Shpendi, kishte provuar të parandalonte babain e tij, por kishte qenë e kot. Tani për të është më së vështiri.
Sahadetja në rrëfimin e saj ishte përshkuar nga pikëllimi dhe dëshpërimi.
„Nuk e di si do të jetojë pa nënën time, ajo ishte nënë për të gjithë”, përfundon rrëfimin Sahadetja.
Drejtoresha sociale vritet për para
Shani.S, autor i dy vrasjeve në Pfäffikon, ka pranuar të martën para prokurorit të rastit, se ka qëlluar për vdekje gruan e tij për shkak të kërcënimit për ndarje.
Prokurori ka bërë të ditur se 52-vjeçarja, S.S ishte qëlluar tri herë nga burri i saj.
Ndërsa viktima e dytë, drejtoresha e Qendrës Sociale në Pfäffikon, ishte vrarë dje ngase Sh.S, nuk ishte i kënaqur me mbështetjen financiare që i ofrohej nga kjo qendër, njofton me një deklaratë motivet e vrasjes prokurori i Kantonit të Cyrihut, transmeton 20min..
Nga ana tjetër zyrtarë komunal të Pfäffikon-it kanë thënë për agjencinë e lajmeve SDA, të cilën e transmeton 20min, se deri të hënën nuk kanë qenë të kërcënuar nga vrasësi i i dy grave, Sh.S..
“Ai ishte i njohur si gjaknxehtë dhe klient jo bashkëpunues dhe se bashkëpunimi me të ishte shumë i vështirë”, ka përshkruar Sh.S, Peter Thoma, një zyrtar komunal.
Zyrtarët të Qendrës Sociale konfirmuan se ishin në dijeni për problemet që kishte kjo familje kosovare dhe se e kishin në përcjellje të vazhdueshme.
Sipas policisë, Sh.S ka shtënë mbi gruan e tij me një revole, e cila është konfiskuar në vendin e ngjarjes.
Për origjinën e armës, policia nuk ka dhënë informacione. “Hetimet janë në vazhdim e sipër”, ka thënë, zëdhënësi i policisë, Marcel Streber.
* * * * * *
Ajo duhej të vdiste, sepse mbrojti vajzat e saj“. Kështu e kishte titulluar tekstin Blick, në të cilin jepen detaje në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Pfäffikon të Cyrihit, ku kosovari 59-vejaçar kishte vrarë gruan dhe një punonjëse sociale.
Më tutje pohohet se 52- vjeçarja, S.S. kishte vuajtur vite me radhë nga bashkëshorti i saj i dhunshëm.Së fundi, ajo kishte marrë guximin që të ndahet përfundimisht nga ai.
Por që ndodhi një histori tragjike nga një përpjekje për të shpëtuar nga martesa e dështuar.
Në rrugën “Frohnëies“, në afërsi të një kalimi hekurudhor, në një grindje ndërmjet një burri dhe një gruaje. Po grindeshin pensionisti invalidor Sh. S. dhe gruaja e tij S. S., e cila kishte punuar si kuzhiniere dhe pastruese.
Sh.S. papritmas qëllon me një armë mbi gruan e tij, duke e plagosur për vdekje. Në mesditë ai vazhdon nga vendi i krimit edhe qindra metra deri në objektin e Komunës.

Para zyrave të Entit për Mirëqenie Sociale të Pfäffikon-it, Sh. S. ka shtënë mbi viktimën e tij të dytë, shefen e kësaj zyre, D.H. 48-vjeçare, nënë e dy fëmijëve. D.H. vdiq më pas në spital. Pastaj, dorasi i kësaj vrasje të dyfishtë arrestohet pa i rezistuar policisë.
Nipi i viktimës Shqipërim Badalli
Pos këtyre detajeve, Blick ka intervistuar nipin e viktimës, Shqipërim B. Ai ka thënë se halla e tij dhe Sh. S. janë grindur shpesh. Ai ka deklaruar se ajo donte divorc.
Çifti ka gjashtë fëmijë, pesë vajza dhe një djalë. Të gjithë të moshës 19 dhe 31 vjeç. Të gjithë të rritur duke jetuar të pavaruar. Kjo nuk i përshtatej Shaniut.
“Ai ka thënë se vetëm dy vajza i kanë shkuar për qejfi Sh.S., ndërsa të tjerat ka thënë se i kanë sjellë turp familjes”, ka deklaruar Shqipërimi.
Dhe për këtë, sipas dorasit, ka qenë përgjegjëse S.S., deklaron Shqipërim B.. “Sh.S. besonte se ishte njollosur reputacioni i tij dhe ishte turpëruar për tokë. Kohët e fundit ai vetëm është falur. Ai ishte thelluar fetarisht”, tha Shqipërim B..
Ai nuk donte që vajzat e tij të punojnë.
“Sh. S. ishte shpesh i zemëruar, sepse vajzat e tij nuk ishin ashtu siç i kishte menduar“, deklaron për Blick nipi i S.S. së ndjerë. Viktima kosovare kishte punuar në zyrat për mirëqenie sociale në Pfäffikon.
Drejtoresha e vrarë e Entit të Mirëqenies Sociale, Daniela H.
Për të punuar S.S. ishte inkurajuar nga drejtoresha e Entit të Mirëqenies Sociale, D.H. “Sh.S. ishte edhe në zyrat e mirëqenies sociale për t’i fajësuar për problemet martesore.”
Nga ana tjetër, fqinjët kishin dërgjuar shpesh grindjet në këtë familje, ku ishte njoftuar edhe policia.
Por S.S. kishte vazhduar të qëndrojë me burrin e saj të dhunshëm, deri më 10 korrik. Viktima i kishte treguar një fqinjës së saj për dhunën që kishte përjetuar nga bashkëshorti.
Menjëherë pas kësaj, Sh.S. është kapur nga policia. Sipas policisë kantonale të Cyrihut, atij i ishte ndaluar kontakti me familjen për një kohë të caktuar, por e kishin lënë të lirë
Autori i vrasjeve, Sh. S. ishte zhdukur në Kosovë. Ai e la gruan e tij, por vazhdimisht i kishte dërguar mesazhe kërcënuese se do ta vriste nëse ajo do të ndahet nga ai.
Në ditën tragjike, në orën 09:30, një 52-vjeçare, fqinje e S. S. ishte takuar me të në Migros.”Ajo më tha se po kërkonte banesë”, tha ajo. Më pak se tri orë më vonë ishte e vdekur”.
Zhurich, 15 gusht / AIK-Presheva Jonë
—————————————————————–
Profeti Muhamed a.s. ishte shqiptar !?
Shkruan: Akademik Ali ELTARI

Disa studiues thonë se ky fis jetonte aso kohe në Çamërinë e sotme. Fetarët arabë shtojnë se Zoti i kishte vënë re mbi kokë “të mos nxihej”. Pra, ai nuk ishte i zi, arab, por ishte ose jo çam, këtë çështje le ta zgjidhin të tjerë, sidoqoftë ai vetëm arab nuk ishte. Edhe ky themelin e fesë së tij e ka atë të krishterëve, që edhe këta bazën e saj e kanë te pellazgjishtja.

Për të mësuar mbi shkatërrimet që solli feja e re e kemi të vështirë të gjejmë shumë të dhëna te romakët, sepse ata i zhduknin shumicën e tyre ku tregonin egërsinë e skllavo- pronarisë romake. Por nëse shkojmë te fqinji jonë jugor, te feja ortodokse gjejmë fakte edhe më të shumta edhe më të përbindshmet edhe më tronditëset. Në vitin 406 të erës së re, kryepeshkopi ortodoks grek Krisostom dha urdhër të shembej Tempulli i Artemisës në qytetin e Efesit, te bregdeti perëndimor i Anatolis në Turqinë së sotme dhe mbi të, të ndërtohej kisha ortodokse. Por jo vetëm Efesi. Me urdhër të priftërinjve ortodoksë i shkatërruan tempujt e lashtë në qytetet e lulëzuara të ilirëve në Turqinë e sotme, në Greqi, Shqipëri etj.
U prenë dhe u dogjën pyjet e shenjta të lisit në Dodonën pellazgjike, kryeqendrën botërore të pellazgjisë, që ushqente me ideologjinë e saj të fesë më të sinqertë, që ka qenë ndonjëherë në rruzullin tonë Tokësor. Ortodoksit pasi dogjën dhe prenë pyjet, vranë njerëz që shërbenin në tempuj, pra bënë gjithçka të mos mbetej as gur themeli nga kultura pagjane. Nuk kam frikë se gaboj, nëse them se dëmet më të mëdha kulturës pagjane ia ka bërë ortodoksia, feja që mbështetet kryesisht në vrasje, djegie dhe shkatërrime. Nuk është e rastit që Dodonën pellazgjike disa herë e dogjën kryqëzatat ortodokse dhe vendosnin priftërinjtë e tyre vrastarë, por vendasit i përzinin. Kjo vazhdoi deri në shekullin IX të erës së re. Priftërinjtë ortodoksë, edhe busteve me mjeshtëri të rralla ilire u thyen kryesisht kokat dhe duart. Ndërkohë në lindje të Mesme lindi një tjetër fe, ajo myslimane. Krijuesi i saj ishte Mad Medi (ka studiues që e lidhin me fjalët shqipe Mendje Madhi ose Mendje Ndrituri) Muhamedi. Ky ishte nga fisi i Kuretëve. Disa studiues thonë se ky fis jetonte aso kohe në Çamërinë e sotme. Fetarët arabë shtojnë se Zoti i kishte vënë re mbi kokë “të mos nxihej”. Pra, ai nuk ishte i zi, arab, por ishte ose jo çam, këtë çështje le ta zgjidhin të tjerë, sidoqoftë ai vetëm arab nuk ishte. Edhe ky themelin e fesë së tij e ka atë të krishterëve, që edhe këta bazën e saj e kanë te pellazgjishtja. Them se bazën e fesë e kanë marrë nga krishterët, se nëse të parët burrin e parë në botë e quanin Adam, të dytët, myslimanët, e quajtën Adem; ndërsa krishterët gruan e parë e quajnë Eva, myslimanet e quajnë Hava, ndërsa këta e quajtën Krishtin bir të Zotit, të tjerët e quajtën “i dashuri” i Zotit (Muhamedin). Ndërsa të parët thoshin “Bindu Zotit në qiell dhe djalit të tij Jezusë në Tokë,” këta të fundit “Bindu Zoti dhe Pejgamberit Muhamed që është përfaqësuesi i tij në Tokë”. Siç shihen ndryshimet ndërmjet këtyre dy feve janë thuajse të padukshme. Megjithatë, të gjitha këto së bashku, kanë bërë të pamundurën të zhdukin dhe harrohet feja jonë e thjeshtë, por aq njerëzore pagjanizmi. Të parën, ata që sollën fenë katolike në Shqipëri ishin romakët. Vetëm në Epir (Çamëri) ata dogjën 73 qytete, ndërsa më në veri të Ilirisë edhe 170 qytete të tjera. Mbas çdo shkatërrimi qyteti kanë rrëmbyer qindra mijëra skllevër. Këto dihen, por tmerret e tyre kanë qenë edhe më të mëdha.(b.s)

P.s. Autori është anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit
Preshevë. 18 gusht/ AIK-Presheva Jonë
——————————————————————
Serbi i impikuar në masakrimin e katër personave në Danub
Me të mbërritur, ishin shtrirë për toke dhe ishin kërcënuar për dvekje, nëse ata nuk tregonin idokn e kartës bankare. Ata u varrosën deri në qafën e tij dhe me duart lidhur pas shpine, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Policia Budapest sot ka zbuluar trupat e katër personave në një pyll në ishullin e Csepel, në Danub. Sipas raporteve të mediave, ata kanë qenë të varrosura të gjalla deri në qafën e tyre, pastaj u larguan në agoni nga sulmues të tyre të cilët kishin siguruar me forcë kartën e kreditit, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

“Shkaqet, datat dhe rrethanat e vdekjes janë duke u shqyrtuar nga ekspertët mjeko-ligjor”, tha policia. Ajo tha se ka arrestuar të dyshuarit. Serbi i impikuar në masakrimin e katër trupave në Budapest. Mediat thonë se hetuesit ishin të informuar nga një të mbijetuar nga një prej këtyre sulmeve pistë. Ai dëshmoi se njeriu ishte ftuar nga një serb të dijes së tij për të pirë birra me një çift të pastrehë në ishullin e Csepel.Me të mbërritur, ishin shtrirë për toke dhe ishin kërcënuar për dvekje, nëse ata nuk tregonin idokn e kartës bankare. Ata u varrosën deri në qafën e tij dhe me duart lidhur pas shpine.
Budapest, 18 gusht /AIK-Presheva Jonë

Solch eine handlung ist im gegensatz zum ghostwriting sehr wohl strafbar schauen Sie sich weitere Infos an

2 Responses

  1. admin thotë:

    Ju mas pari jeni budall edhe kta te PreshevaJone mo kan deviju kejt qe flasin per jeten e Mohammed a.s e zoti ju marroft te dyav me qeto po ju ikin vizitoret tu shkru shkrime palidhje, edhe ju s`bashku me PreshevaJone largoheni nga lista e marrjes se informacioneve per ne Lugin te Presheves tani mbeten dy faqe zyrtare nga lugina per ne ju jeni hekur komplet

  2. […] KosovaLindore – Portal Informativ » AIK-Presheva Jonë: Shqiptari … Kjo ndodhë pasi zvicerani ka konfrontuar ata se “Ju gjendeni në Zvicër dhe duheni të respektoni Zvicrën, nëse nuk ju pëlqen, atëherë kthehuni në Kosovë”, njofton agjencia “Pesheva Jonë”. Dy shtetas të Kosovës … Të pranishëm ishin edhe dy mysafirët e fundit në këtë lokal, që të dy shtetas zviceran, njëri nga ta sportist i njohur në “Mundje tradicionale” të Zvicrës (Schwingen). …. Në rrugën “Frohnëies“, në afërsi të një kalimi hekurudhor, në një grindje ndërmjet një burri dhe një gruaje. … http://www.kosovalindore.com/ — Thu, 18 Aug 2011 14:16:32 -0700 […]

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch