Home » Lajme, Sport » AJAXI E TURPËRON REALIN, TOTTENHAM FITON PA VËSHTIRËSI

AJAXI E TURPËRON REALIN, TOTTENHAM FITON PA VËSHTIRËSI

Ajaxi ka dhuruar spektakël në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur kampionin në fuqi, Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, me rezultat 4:1.

Kësisoj, holandezët kanë kaluar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve, 5:3.

Ziyech (7′) dhe Neres (18′) kanë shënuar në pjesën e parë për holandezët, duke e bërë Ajaxin ekipin e parë në histori që shënon dy gola në “Bernabeu” në një ndeshje të Champions League brenda 18 minutave të para. 

Në pjesën e dytë Ajaxi e administroi mirë lojën dhe realizoi edhe dy gola tjerë nëpërmjet Tadic (62′) dhe Schone (72′) për fitore të merituar, derisa golin e ngushëllimit për vendasit e shënoi Asensio.

Ndërkohë, tutje pa problem ka kaluar edhe Tottenhami, që ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit në Dortmund kundër Borussias, me rezultat 1:0. Golin e fitores për skuadrën angleze e shënoi Harry Kane, në minutën e 49-të. Në këtë mënyrë skuadra e Mauricio Pochettinos siguroi kalimin në fazën e ardhshme me rezultat të përgjithshëm, 4:0.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch