Home » Sport » Ajeti me dy gola për Baselin

Ajeti me dy gola për Baselin

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, vazhdon të shkëlqejë për Baselin në Superligën zvicerane.

Ajeti shënoi dy gola në fitoren e Baselit 6:1 ndaj Thunit edhe pse është paraqitur vetëm 22 minuta në fushë.

Ai hyri në lojë në minutën e 68-të, derisa realizoi në minutën e 75-të dhe 86-të. Baseli forcon vendin e dytë, derisa titullin e ka siguruar të shtunën Young Boys pas 32 vitesh.

 

 Ndërkohë, Jetmir Krasniqi hyri në minutën e 68-të për fitoren e Luganos me rezultat 2:1 ndaj St. Gallenit.

Futbollistët shqiptarë, Toni Domgjoni e Izer Aliu luajtën titullarë, derisa Mirlind Kryeziu nga minuta e 79-të për Zurichun që barazoi 3:3 me Sionin e Ermir Lenjanit.

Aliu u zëvendësua në minutën e 83-të, kurse Lenjani në atë të 88-tën.

 

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch