Home » Lajme » Akademi përkujtimore kushtuar heroit kombëtar Tahir Sinani – Nga Tropoja deri në Bujanoc

Akademi përkujtimore kushtuar heroit kombëtar Tahir Sinani – Nga Tropoja deri në Bujanoc

Heroi kombëtar Tahir Sinani si komandant dhe strateg me një përvojë ushtarake nga Shqipëria, mori pjesë aktive në luftën e UÇPMB-së, duke e bërë vendlindje të dytë Bujanocin pas Tropojës, me dëshirën e flaktë që edhe këtë pjesë të shqiptarisë ta bëjë Shqipëri.

Me ftesë të OVL-së nga Maqedonia, nën patronatin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, të premten e 29 korrikut, në Tiranë u mbajt një Akadami përkujtimore kushtuar 10 vjetorit të rënie

 

heroike të dëshmorit të kombit Tahir Sinani.

Në këtë Akademi përkujtimore përveç përfaqësuesve të lartë institucionalë të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, merrte pjesë edhe kryetari i Asamblesë komunale të Bujanocit, Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.

Fillimisht në këtë Akademi fjalën e morën Arben Imami, ministër në Ministrinë e Mbrojtjes, pastaj Myqerem Tafaj, ministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Jonuz Musliu, kryetar i Asamblesë komunale nga Bujanoci, Fazli Veliu, kryetar i OVL-së etj.

Jonuz Musli, kryetar i Asamblesë komunale të Bujanocit, diskutimin e tij e përqëndroi në misionin që kishte heroi kombëtar Tahir Sinani, në luftën e UÇPMB-së, për internacionalizimin e çështjes shqiptare të Kosovës Linodre dhe aspiratat e saj për çlirim dhe bashkim kombëtar.

“Heroi i kombit Tahir Sinani, ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftën e UÇPMB-së, në Luginën e Preshevës. Ai, me një përvojë ushtarake nga Shqipëria e Kosova dha një kontribut të çmueshëm në luftën e drejtë të UÇPMB-së. Shlirshëm e llogariste si një vendlindje të dytë Bujanocin me të cilin u mishëruar pas Tropojës, nga e cila barte kujtimet e kahershme të aspirata

ve të popullit shqiptar, për çlirim dhe bashkim kombëtar”, tha mes tjerash kryetari Musliu.

Në vazhdim, ai, theksoi se prezenca e heroit Tahir Sinani në radhët e UÇPMB-së, motivoi dhe mobilizoi edhe shumë luftëtarë të tjerë të lirisë nga të gjitha hapësirat kombëtare.

“Amanetin e dëshmorit të kombit do ta bëjmë realitet, ngase ky fanar i lirisë nuk do të tretet përderisa edhe kjo pjesë e shqiptarisë nuk do të bëhet Shqipëri”, theksoi Jonuz Musliu, kryeta

r i Asamblesë komunale të Bujanocit.

Në kuadër të kësaj Akademie, Jonuz Musliu, pati rastin të takohet me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, të cilin e njoftoi për situatën politike dhe të sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës, militarizimin e sërishëm të rajonit dhe diskriminimin sistematik të shqiptarëve nga Beogradi. Në vazhdim, Jonuz Musliu, ui takua edhe me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, me të cilin bisedoi lidhur me ballafaqimin e shqiptarëve sa i përket nivelit të lartë të arsimimit. Ministri Muqerem Tafaj, e garntoi Muslin, se do të rritet kuata për regjistrimin e studentëve nga lUgina në Universitete e Shqipërisë.

 

–          Legjenda:

  1. Jonuz Musliu (3FOTO).

If you are lucky enough to make bizcamp a how to write an essay for middle school students reality for your students, this can be a game-changer for their lives

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch