Home » Kulturë » Akademiae AIITC “Popuj dhe kultura” mbyll me sukses takimin e saj tëdytë

Akademiae AIITC “Popuj dhe kultura” mbyll me sukses takimin e saj tëdytë

Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në UT,

Prof. Dr. Klodeta Dibra  mban ligjëratën me temë:

“Gjuhët, pasuri për njohje dhe komunikim mes popujve”

Tiranë, 15 shkurt 2013

Akademia e AIITC “Popuj dhe kultura” vijoi ciklin e saj të leksioneve me takimin me Dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në UT, Prof. Klodeta Dibra.Akademikë, diplomatë, intelektualë, studentë, nxënës dhe të ftuar të tjerë u mblodhën ditën e premte, dt. 15 shkurt 2013, në sallën e

Amfiteatrit të AIITC, për të ndjekur ligjëratën me temë“Gjuhët, pasuri për njohje dhe komunikim mes popujve”.Midis të pranishmëve ishin Ambasadori i Egjiptit në Shqipëri SHTZ Ahmed Abdullah,

Konsulli i Austrisë në Shqipëri znj. Sigrid Kodym, përfaqësues nga Ambasada e Turqisë në Shqipëri, Rektori i Akademisë Pedagogjike të Tiranës Prof. Dr. Musa Kraja, akademiku Xhevat Lloshi, anëtarët e Bordit Drejtues të AIITC Prof. Dr. Hasan çipuri, Alush Saraçi, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu etj.

Aktivitetin e hapizv. drejtori i AIITC Alban Kodra, i cili përcolli fjalën e rastit tëDrejtorittë këtij institutiDr.Ramiz Zekaj. Përmes kësaj fjale, Drejtori i AIITC vlerësoi dhe falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre në këtë aktivitet, vuri theksin tek rëndësia e gjuhëvetë huaja dhe tek roli i tyre i pamohueshëm në çdo aspekt.

Sipas tij, ishin pikërisht këta faktorëqëe shtynë AIITC të ndërmerrte nismën për të themeluar një qendërprofesionale për mësimin e gjuhëve të huaja.

Mëtej në fjalën e tij ai u ndaltek mekanizmat dhe teknikat e punës qëAIITC ka vënë në dispozicion, për mbarëvajtjen e kurseve të kësaj qendre. Në fund, Dr. Zekaj nënvizoi se synimi i Akademisë së AIITC dhe Qendrës Profesionale për Mësimin e Gjuhëve të Huaja, është që të rinjtë të kenë sa më shumë njohje me gjuhët dhe kulturat e popujve dhe t’i sigurojë vendit përkthyes të përgatitur e cilësorë.

Më pas, referuesja kryesore e këtij takimi, Prof. Dr. Klodeta Dibra, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës, kumtoi temën “Gjuhët, pasuri për njohje dhe komunikim mes popujve”.Znj. Dibra e ndau ligjëratën e saj në dy pjesë: në pjesën e parë ajo trajtoi çështjen e globalizimit që po përjeton sot bota dhe ndikimin e tij në nxitjen e mësimit të gjuhëve dhe të kulturave të huaja. Ndërsa në pjesën e dytë të ligjëratës, ajo vuri theksin në rolin e gjuhëve të huaja si dritare komunikimi me botën.

Midis të tjerash ajo bëri një historik të mësimit të gjuhëve të huaja në Shqipëri, duke përmendur përparësinë që i ka dhënë shteti shqiptar gjatë periudhave të caktuara gjuhëve si: italishtja, gjermanishtja, frëngjishtja, rusishtja e, së fundmi, anglishtja, në varësi të rrethanave dhe kushteve ndërkombëtare, politike, ekonomike etj.

Më pas ajo trajtoi arsyet pse gjuhët e huaja janë një prej çelësave të suksesit për individët e një shoqërie, të cilët janë zotërues të një gjuhe të huaj ose më shumë. Për të nënvizuar rëndësinë që kanë gjuhët si çelës i kulturave të kombeve të ndryshëm në këtë kohë të globalizmit, ajo solli shembuj konkretë nga përvoja e saj si sportiste që kishte udhëtuar në vende të ndryshme dhe më pas si pedagoge e gjuhëve të huaja në Universitetin e Tiranës.Referati i saj u prit me shumë interes nga të pranishmit.

 

Duke marë si shkas ketë takim AIITC bëri shpërndarjen e çertifikatave për kursantët e gjuhëve të huaja, të cilët sapo kishin përfunduar nivele të ndryshme nëtre prej tyre.

 

Kursantëve tëgjuhës arabe ua dorëzoi çertifikatat Ambasadori i Egjiptit në TiranëSH.T.Z. Ahmed Abdullah, kursantëve tëgjuhës gjermane Konsullja e Ambasadës së Austrisë në Tiranë znj. Sigrid Kodym, ndërsa çertifikatat e gjuhës angleze i dorëzoi Prof. Dr. Musa Kraja, Rektori i Akademisë Pedagogjike të Tiranës.

Fjalën përmbyllëse të këtij takimi e mbajti Kryetari i Bordit Drejtues të AIITC, Dr.Faruk Borova, i cili u shprehu falënderimet e sinqerta të pranishmëve, që me prezencën e tyre i dhanë gjallëri kësaj ceremonie.
Akademia e AIITC do të vijojë në të ardhmen me të tjera takime, dhe me të tjera tema që lidhen me çështje me rëndësi për kulturën shqiptare dhe dialogun mes popujve.

Takimi u finalizua me shperndarjen e disa prej botimeve më të fundit të AIITC dhe me një koktejl shtruar enkas përtë pranishmit në këtë aktivitet, i cili kaloi nën një atmosferëtë ngrohtëdhe miqësore ku të ftuarit patën mundësinë për të shkëmbyër më tej mendimet dhe eksperiencat e tyre.

 

Akademia – 2 AIITC në foto

 

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam 

P.O. Box. 2905 – Tiranë, Albania Rr. “Isuf Elezi”, Nr.10, VILAT SELITË

Tel. 00 355 4 2215087, 00 355 4 2215089, Fax: 00 355 4 2215086, Mob: 00 355 672063709

E-mail: contact@aiitc.org – Web site: www.aiitc.net

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch