Home » Lajme, Vendore » Akademiku nga Shkupi Mateja Matevski ka pranuar origjinën e tij shqiptare

Akademiku nga Shkupi Mateja Matevski ka pranuar origjinën e tij shqiptare

Akademiku nga Shkupi Mateja Matevski dhe një nga shkrimtarët dhe kritikët letrar kryesisht në letërsinë maqedonase, për herë të parë ka pranuar origjinën e tij shqiptare.

 

Matevski, i njohur edhe si ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) në periudhën 2001- 2004, faktin e origjinës së tij e ka pranuar në një orë letrare kushtuar poetit të ndjerë Ali Podrimja në Strugë, në kuadër të manifestimeve të Mbrëmjeve të Poezisë Strugane, informon agjencia e lajmeve INA.
Akademiku Mateja Matevski u lind më 13 mars 1929 në Stamboll të Turqisë në një familje emigrantësh shqiptarë nga rajoni i Rekës së Gostivarit. Ai njihet si një kuadër i shkolluar në Gostivar, Tetovë, më pas në gjimnazin e Shkupit, ndërsa studimet ka vijuar në Beograd dhe Shkup, në grupin e letërsisë maqedonase dhe jugosllave.
Ai është i njohur me veprat e ndryshme në poezi, kritikë letrare dhe zhanre tjera, ndërsa ka kryer edhe detyra të ndryshme, duke qenë drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Maqedonisë, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Maqedoni, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, anëtarë i presidencës së Republikës së Maqedonisë. Matevski është i njohur me shumë çmime të fituara në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
Branko Manojlovski, emigranti shqiptar nga rrethina e Gostivarit i sapokthyer nga SHBA është një nga promotorët e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni, duke i thirrur të gjithë ata që të deklarojnë origjinën e tyre të pastër shqiptare. Ai më parë kishte paralajmëruar se Matevski është me origjinë të pastër shqiptare dhe deri tani kishte heshtur mbi të kaluarën e tij. Manojlovski ka thirrur edhe personalitete të tjera publike që të deklarojnë origjinën e tyre etnike./RTP/

One Response

  1. rexhep thotë:

    Eselamu alejkum
    Hajde mashaAllah mos po del numri mbi 50% shqiptarë.hahahaha
    selam

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch