Home » Opinione » Akinxhinjtë modern!

Akinxhinjtë modern!

Fahri XharraPër akinxhinjtë ne flet Kadareja. Për akinxhinjtë do te flas edhe unë , por për akinxhinjtë modern , të kohës  të cilët e kanë një ndryshim të madh me ata te sulltanëve turq. Ata mbjellnin terror  në vendet që sulltanët donin t´i pushtonin . Kurse akinxhinjtë e sotëm që janë shqiptarë ,dhe flasin shqip po e përdorin një taktikë tjetër të përgatitjes së terrenit për… Por , nuk po e di se çka po duan të përgatisin.Sot ,koha e akinxhinjëve të vërtetë ka kaluar dhe në modë është akinxhiu me shkrime ;mbjellja e frigës dhe tmerrit në masën e lexuesve për të t ´íu friguar historisë sonë dhe me qëllim të krijimit të një bindjeje dhe indentiteti tjetër shqiptar dhe falënderues vetëm për atë qe jemi gjallë.

 

Deri te koha e Sulltan Orhanit (1326- 1362) , akinxhinjtë ishin ushtri jo e rregullt kalorësish. Pra , në epkspansionin osman në  anët tona  ishin ata që s’ pari ia mësuenin një vendi për të plaçkitur , shkretuar, djegur dhe pushtuar, zënjen rob të vendasve dhe dobësimin e fuqisë mbrojtëse të vendit të cilin me më shumë lehtësi e pushtonin pastaj ushtria e rregullt osmane. Ata udhëhiqeshin nga urdhëruesi i tyre. Ata sulmonin befas dhe ashpër , mbillnin tmerr. Taktika e tyre ushtarake ishte : e kryenin ”detyrën” dhe pastaj shpërndaheshin në drejtme të ndryshme . Shpërblimi i tyre ishte vetëm preja e tmerrit.Luftonin gjatë gjithë vitit .Prenë e luftës nuk e ndanin me askend. Koha më e ”lulëzuar” e akonxhinjëve ishte  prej Sulltan Muratit I deri te Sulltan Murati II , si Sulltan Bajazidit  të parë.Me kalimin e kohës, nga fundi i shek.të 15-të filloi të zbehet roli i tyre. Në rradhët e akinxhinjëve kishte edhe shqiptarë.

Si veprojnë akinxhinjtë modern ? “Antiturqizmi sado të mbështetet me propagandë nuk maskon dot armiqësinë serbo-ruse ndaj shqiptarëve, as e përligj rusofilinë e serbofilinë midis shqiptarëve. Cilatdo të kenë qenë marrëdhëniet shqiptaro-osmane në kohën e Perandorisë 600-vjeçare të Sulltanëve, Turqia e re, që nisi jetën si shtet kombëtar në vitet 1920, doli si mike e madhe e shqiptarëve dhe e Shqipërisë. Duan apo nuk duan disa shqiptarë të trullosur nga antiosmanizmi e antimyslimanizmi, Turqia e re dhe kombi i sotëm turk e kanë dëshmuar veten si miqtë më të sinqertë të shqiptarëve gjatë gjithë kohës. Edhe sot Turqia është i vetmi vend që dyert i saj i mban të hapura me dashamiërsi për shqiptarët, i vetmi vend ku po të thuash se je shqiptar (arnaut) rrethohesh menjëherë me kujdes e dashuri, i vetmi shtet që nuk mendon si të izolojë shqiptarët e zakonshëm në botë. Dhe pikërisht me këtë vend duan t’i armiqësojnë shqiptarët njerëzit që u japin “këshilla Djalli” në shkrime si ai mbi “borxhet historike të Turqisë ndaj Kosovës”. Pikërisht këtij shteti e kombi i dërgojnë herë pas here mesazhe provokuese disa shqiptarë që duan të njollosin në sytë e turqëve gjithë shqiptarët e tjerë si “mosmirënjohës” ndaj mikut, që të kënaqen hasmit e shqiptarëve./Veriu.info Abdi Baleta)/”

Heshtas , pa luftë pa gjak dhe vetëm me shpërlarje truri.

Deri sa Faik Konica thoshte : “Levizja jone eshte e mbeshtetur ne parim te kombesise dhe jo ne parim te fese (1907).”, Baleta  dhe Krasniqi na thonë : “Islami është faktor vendimtar për shpëtimin e kombit.”

Për të parë se çfarë tezash mbrojnë këta horra- akinxhinjë  modern, kerkoni të gjeni dhe shkrimet e Hysamedin Ferajt. Ndërmjet shumë marrinave , ky i fundit shkruan:

” Deri ne shekullin e 18, osmanet ishin fuqia me e perparuar, me humane dhe me demokratike e kohes…. ishin osmanet qe e bene Shqiperine te ishte nje nder vendet me te perparuara te europes, ku kulmin e zhvillimit e ka pasur Kosova, te cilen mjerisht e shkateruan luftrat e Austrise, Serbise dhe forcave shqiptare katolike te udhehequra nga P.Bogdani kunder Perandorise Osmane”  Milazim Krasniqi  përmes  një videoje  pozicionohet hapur në anën e ish pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa herë se Anton Zako Çajupi është “idiot” që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor. Ky njeri me deklaratat e veta po shihet se është i shtyre nga pikëpamja ideologjike e tij të hapë plagë të reja mbi vlerat tona duke i minimizuar dhe duke e çmuar atë të pushtuesve , nga e cila vetvetiu rrjedh pyetja se ku janë ata student? . Ku janë ata profesor ?. Ku janë ata intelektual dhe ky brez qe lejon një bir otomani , një vehabist, një ekstremist fetar me apetite islamike ta terrorizoj epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë, që pjesë e saj është edhe i madhoi Anton Zako Çajupi. Akinxhi , e jo mahi!

 

“Derisa perëndimorët na ndihmuan pa kursim, na ndihmojnë edhe sot e kësaj dite më shumë se sa që bëjmë ne për vete, çuditërisht fryma e importuar nga kaosi arab, ka nis të depërtoj  edhe në Kuvend, (deputetët “tonë” votojnë kundër shtetit laik si të ishin deputetë të Homenit, ndërsa beduinët e Arabisë Saudite dolën më të qytetëruar se sa grumbulli i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ).Fryma shkretinore po përhapet edhe në disa qarqe kuazi intelektuale, nëpër disa gazeta, nëpër çajtore periferie, meqë para e madhe e shoqatave “bamirëse” është shpërndarë gjithandej.( .(Gani Mehmetaj)

Fryma e mos durimit po depërton si murtaja nëpër qytete e katunde ,  e kjo pjellë e akinxhinjëve  modern.

“Të kërkosh Islamin si normë shoqërore, juridike dhe politike do të thotë të kërkosh ndërtimin e shtetit fundamentalist islamik, siç qe shteti i talebanëve në Afganistan, ku femrat janë të mbuluara me ferexhe dhe ku burrat rrijnë me mjekrra dhe fustane, ku xhamia është vetë shteti dhe ku Ligji Kuranik, Sheriati është Kushtetutë, Kod Penal dhe Kod Civil dhe baza e krejt legjislacionit në përgjithësi. Ky është vizioni i Baletës për shtetin shqiptar. Baleta kërkon t’ i ktheje shqiptarët, në të dy anët e kufirit në kohën e Mesjetës islamike ku na futi pushtimi turk.(Kastriot Myftaraj)

Baleta  Krasniqi feraj etj, etje e shohin vetëdijen nacionale dhe kulturore shqiptare si një vetëdije islamike. Shqiptarët kanë vetëdije nacionale për aq sa janë muslimanë. Në rast se nuk do të jenë më muslimanë, atëhere nuk do të jenë më as shqiptarë. Pra, me zhdukjen e Islamit tek shqiptarët do të zhduken edhe vetë shqiptarët. Pra, sipas Baletës dhe të akanxhinjëve tjerë, në fundament të qenies nacionale shqiptare qendron feja islame. Ja pra, se ku është fundamentalizmi islamik! Ai nuk ka brirë. Kjo lidhje organike mes Islamit dhe qenies nacionale shqiptare është pjesa më diabolike e doktrinës «Akinxhi» të fundametalizmit islamik shqiptar. “Nuk do dhe madje nuk arrin të kuptojë ky i fandaksur me urrejtje antiislamike se qënien kombëtare të shqiptarëve nuk mund ta konceptosh e ta perceptosh pa elementin e besimit mysliman, duke lënë mënjanë faktin që shqiptarët u formuan si komb modern nga popull mesjetar në procesin e islamizimit, pa elementin e tiparin karakteristik të fizionomisë së tyre të sotme kombëtare, përkatësinë e shumicës dërrmuese të njerëzve në besimin islam” , i drejtohet Abdi Baleta , Ismail Kadaresë

Fahri Xharra, 19.02.14, Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch