Home » Lajme, Politikë, Vendore » Aktakuzë ndaj Pal Lekajt

Aktakuzë ndaj Pal Lekajt

Ai akuzohet për veprat, përvetësim në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, për kohën sa ishte në krye të Komunës së Gjakovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili aktualisht është ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës.

Ai akuzohet për veprat, përvetësim në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, për kohën sa ishte në krye të Komunës së Gjakovës.

Pas ngritjes së aktakuzës, ka reaguar edhe ministri Lekaj. Në një deklaratë për media, ministri citohet të ketë thënë se “në asnjë rast e rrethanë nuk ka vepruar ndryshe përveçse në harmoni me ligjin”, përcjell albinfo.ch.

Lekaj është ministri i dytë që ka aktakuzë të ngritur në qeverinë aktuale të Kosovës. Paraprakisht, akuzë është ngritur edhe kundër ministrit Besim Beqaj, në lidhje me rastin e njohur si “pronto”.

Lekaj për dy mandate ka qenë në krye të Gjakovës, nga viti 2007 deri më 2013 kur humbi garën nga Mimoza Kusari-Lila.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch