Home » Lajme » Akuza e prokurorit mbështetet mbi deklarata ryshfeti e shantazhi

Akuza e prokurorit mbështetet mbi deklarata ryshfeti e shantazhi

Seanca vazhdon edhe nesër

Hagë, 26 qershor 2012
Gjatë vazhdimit të seancës në Gjykatën për Krime lufte në Hagë, mbrojtja e të pandehurit Idriz Balaj ka thënë as në gjykimin e parë e as tash në këtë gjykim, prokuroria nuk ka arritur që t’i vërtetojë akuzat ndaj Balajt. Mbrojtja e tij, po ashtu, ka thënë se provat që prokuroria i ka dorëzuar janë prova që janë marrë përmes ryshfetit, shantazhit dhe formave të tjera.
Avokati mbrojtës i Idriz Balajt ka thënë, gjatë seancës, se prokurori ka dështuar t’i vërtetojë akuzat e ngritura ndaj klientit të tij.
“Në këtë gjyq prokuroria nuk ka arritur që t’i vërtetojë akuzat ndaj Idriz Balajt përtej dyshimit të arsyeshëm. Ai ka të drejtë edhe njëherë të lirohet. Thoni ç’të doni, hidhni dyshim sa të doni zotëri prokuror, diskutoni sa të doni namin e tij të keq apo të tmerrshëm, kjo gjë nuk e ndryshon faktin se provat dhe dëshmitë e paraqitura këtu kanë qenë të mangëta në shkallën e parë, në shkallën e dytë dhe në shkallën e fundit”, ka thënë ai.
Më tej avokati mbrojtës i Balajt, ua ka bërë me dije të gjithëve se kjo nuk është një ndeshje boksi, por se kjo është një gjykatë ligji dhe në një gjykatë ligji ka detyra të caktuara dhe detyrime të caktuara të cilat i takojnë palëve dhe konkretisht prokurorisë.
“Për shkak se prokuroria nuk është përfaqësuese e një pale të caktuar në një mosmarrëveshje, në një prokurori penale interesi i saj nuk është që të fitojë çështjen, por që të sigurojë që t’i jepet drejtësia dhe si e tillë prokurori është në një kuptim të caktuar, të pa diskutueshëm, shërbyes i ligjit, qëllimi i dyfishtë i të cilit është që faji të mos kalojë pa u ndëshkuar dhe pafajësia të mos vuaj. Ai mund të procedojë me vendosmëri dhe duhet të bëjë këtë gjë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se përderisa prokuroria mund të japë goditje të forta, ai nuk është mirë t’i bëjë ato gabimisht, por në këtë drejtim ai tha se prokurori e ka për detyrë që t’i përdorë mjetet e ligjshme.
“Por ndërsa mund të japë goditje të forta, ai nuk është i lirë të japi goditje të gabuara. Eshtë detyra e tij po aq që të formulojë, të përmbahet nga përdorimi i metodave të caktuara, të përllogaritura për të dhënë një dëmin të pa saktë, sikurse që është detyra e tij të përdorë mjete të ligjshme për të siguruar një dënim të duhur, të drejtë”, ka thënë ai.
Kurse sa i përket disa dëshmitarëve dhe sipas mbrojtjes, deklaratave që disa prej tyre i kanë dhënë në mënyrë të rreme, mbrojtja e Balajt tha se nëse për raste të tilla prokurori e merr vesh se ato janë të rreme, atëherë prokurori duhet t’i marrë të gjithë hapat për ta informuar gjykatën sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Nëse prokurori bëhet i vetëdijshëm se një deklaratë e bërë në Tribunal është e pa saktë, ai apo ajo duhet të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të informuar Tribunalin sa më shpejtë që të jetë e mundur. Eshtë pranuar se qëllimisht të keq deklarosh dëshminë apo të japësh bosh për faktmbledhësin duke e lejuar që të nxirën konkluzione të gabuara që në këtë rast është thelbësore për teorinë e prokurorisë që ju të nxirrni një seri konkluzionesh, një sjellje e tillë do të jetë sjellje e keqe”, ka thënë ai.
Gjithashtu, mbrojtja e Balajt i ka thënë trupit gjykues se një sërë dëshmish që prokurori i ka deponuar janë marrë mbi bazën e ryshfetit, shantazhit e formave të tjera.
“Si ju zgjidhni të trajtoni një rast të tillë ka të bëjë drejtpërdrejt me mënyrën se si ju zgjidhni të shikoni, të aneksoni dëshmi që janë paraqitur dhe deri tani është e qartë se keni marrë dëshmi nga prokuroria që kanë ardhur përmes ryshfeteve, përmes shantazhit, përmes torturës dhe janë bërë deklarata të gabuara”, ka thënë ai.

Kjo është seanca përfundimtare e këtij gjykimi të pjesshëm, kurse gjykata do të mbajë seancën vendimtare në gusht apo në fillim të shtatorit. Për të njëjtat akuza Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga e njëjta gjykatë. Seanca vazhdon edhe nesër.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch