Home » Lajme » Akuza në mes Ramës dhe Bashës për raportin e Dick Martyt

Akuza në mes Ramës dhe Bashës për raportin e Dick Martyt

Debati virtual lidhur me miratimin e raportit të Dick Marty, ka vazhduar edhe sot në mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit tha se Rama bën zëdhënësin e Beogradit.

Kurse, Rama ka pyetur Bashën nëse është e vërtet se ka përdorur maskë qysh atëherë, kur merrte në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick.

“Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulëzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lulëzim, thuaje të vërtetën!”- kështu shkroi pak minuta më parë në Twitter kryeministri Edi Rama, si një kundërpërgjigje ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pak më parë, ky i fundit u shpreh:

“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”.

Por si nisi debati i sotshëm virtual?

Edi Rama shkroi mbi raportin e Dick Marty-t për UÇK-në.

“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”

Menjëherë erdhi një reagim nga vetë Basha:

“Edi Rama lëri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”.

Për të vazhduar sërish me Ramën:

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covid-it dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch