Home » Sport » Alban Meha me eurogol, Konyaspor në gjysmëfinale

Alban Meha me eurogol, Konyaspor në gjysmëfinale

Alban Meha - 1I  njohur  me  gjuajtjet e tij jashtëzakonisht  të forta dhe precize,  Meha ka gjunjëzuar në takimin e djeshëm ndërmjet FC Konyaspor- FC Besiktas 1:0,  edhe  portierin e famshëm ukrainas, Denis Boyko, i cili gjatë këtij viti  po e ruan portën  e kësaj skuadre të  Stabmollit .

Ky takim i kthimit është zhvilluar në stadiumin  “Torku Arena” të qytetit Konya ,dhe ka qenë i vlefshëm për Kupën  e Turqisë.

Alban Meha - 2Futbollistët e FC Konyaspor gjatë gjithë lojës kanë  organizuar  aksione të  shumta drejt portës kundërshtare.

Ata  nuk kanë rënë për asnjë çast nën ethet e asaj se në sulmin e skuadrës mysafire FC Besiktas, luajnë sulmuesit e njohur Rikardo Quaresema ,dikur lojtar i FC Barcelona dhe sulmuesi  tjetër mjaft i rrezikshëm i kombëtares gjermane Mario Gomez ,në të kaluarën figura  kryesore FC Bayern-it dhe FC Fiorentinës së Italisë.

Alban Meha - 3Mbrojtja e vendasve ka evituar çdo rrezik me kohë dhe në ndërkohë ka arritur që t’i furnizojë  me topa të gjatë sulmuesit e saj.

Ky projektplan i lojës ka dhënë sukses në minutën e 84-të kur sulmuesi i FC Konyaspor , Alban Meha  ka ekzekutuar  një goditje të lirë e cila ka përfunduar në rrjetën e portierit Boyoko të Besiktasit.

Alban Meha - 4Me këtë fitore të radhës FC Konyaspor i  Koyas  i dha leksion  FC Besiktasit, të cilin edhe në takimin e kaluar e mundi në fushën e tij në Stamboll  me 1:2.

Skuarda e Alban  Mehës edhe pse  e themeluar vetëm para tridhjetë e dy vjetësh sinjalizoi ekipet me përvojë mbi njëqindvjeçare të Federatës turke se në futboll nuk luan emri por luan  forma.

Kurse Meha me gjuajtjet e tij  të shpejta vetëtimë është shndërruar në frikë të përhershme  për gjithsecilin portier.

Arif Ejupi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch