Home » Lajme » Albert Rohan – Serbia nuk do të heqë dorë nga Lugina e Preshevës

Albert Rohan – Serbia nuk do të heqë dorë nga Lugina e Preshevës

Ish-zëvendësemisari në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka deklaruar se askush në bashkësinë ndërkombëtar nuk mbështet ndarjen e Kosovës, sepse është zgjidhje e rrezikshme që prek edhe shtete tjera.

 

Në një intervistë për Express ai ka thënë se do të befasohej nëse Serbia pranon të shkëmbej Luginën e Preshevës me pjesën veriore të Kosovës. Ai vlerëson se Beogradi nuk do të pranonte këtë opsion për shkak të autostradës dhe hekurudhës që lidhin Serbinë dhe Maqedoninë përmes Luginës së Preshevës.Është një prej shumë ideve. Nuk jam i sigurt se Serbia është e gatshme të heqë dorë nga Lugina e Preshevës për shkak të autostradës dhe hekurudhës që kalojnë nëpër Luginë. Është një zonë me rendësi strategjike. Do të isha i befasuar nëse Beogradi do të hiqte dorë nga Lugina e Preshevës” ka thënë Rohan.”Unë jam plotësisht kundër, ashtu si edhe tërë bashkësia ndërkombëtare. Ne mendojmë se kjo nuk është kurrfarë zgjidhje dhe është e rrezikshme nëse filloni të ndani sepse mund të vazhdojë me shtete tjera. Kështu që, reagimi im është plotësisht negativ”, ka thënë diplomati austriak. Për situatën në veri të Kosovës ai e fajëson ish-administratën ndërkombëtare, e cila, sipas tij, ka qenë përgjegjëse për administrim para shpalljes së pavarësisë nuk ka vepruar mjaft fuqishëm për t’i dhënë fund kësaj ndarje

RTV Presheva

So entstanden aus seiner feder nicht nur romane, reiseberichte, drehbcher, dokumentarfilme, und hrspiele, www.best-ghostwriter.com/ sondern immer wieder auch biografien und sogenannte memoirs

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch