Home » Lajme, Politikë » Albin Kuri: Tarifa nuk është më e mirë se reciprociteti me Serbinë

Albin Kuri: Tarifa nuk është më e mirë se reciprociteti me Serbinë

Në ditën e dytë të punës si shef i ekzekutivit, Kurti ka thënë se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet, raporton KTV.

Këtë qëndrim Kurti e ka dhënë pas takimit me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se mirëpret bashkëpunimin me Kurtin, derisa ka shtuar se pret ide të reja nga ai për rinisjen e dialogut me Serbinë.

“Konsiderojmë që taksa ka shkelur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe marrëveshjet e tjera, si CEFTA, anëtare e së cilës është Kosova. Tani po presim që Qeveria e re të dalë me propozime dhe ide të reja se si do ta trajtojë këtë çështje. Nuk dëshirojmë të parashohim se cila do të jetë zgjidhja. Vetëm dëshirojmë që këto bisedime të vazhdojnë, në mënyrë që për ne është e rëndësishme, që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të fillojë”, tha Apostolova.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch