Home » Lajme » Albin Kurti: arrestimet e shqiptarëve nga serbët dhe maqedonasit nuk do të ndalen derisa kombi shqiptar të jetë i bashkuar

Albin Kurti: arrestimet e shqiptarëve nga serbët dhe maqedonasit nuk do të ndalen derisa kombi shqiptar të jetë i bashkuar

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se arrestimet e shqiptarëve nga serbët dhe maqedonasit nuk do të ndalen derisa kombi shqiptar të jetë i bashkuar. Duke folur të hënën, me rastin e manifestimit të 7 majit të UÇK-së, Kurti theksoi se bashkimi i popujve shqiptarë në Ballkan është e vetmja zgjidhje që mund të sigurojë paqe në rajon. “Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të forcojmë veten tonë për hir të vetes tonë. 13 vjet pas luftës në Kosovë, 12 vjet pas luftës në Preshevë dhe 11 pas luftës në Maqedoninë perëndimore, shqiptarët po i arrestojnë e po i vrasin. Serbia dhe Maqedonia nuk do t’i ndalin sulmet derisa të bëhet bashkimi kombëtar shqiptar”, deklaroi Kurti

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch