ALBIN KURTI, KRYEMINISTRI I I ERRËT
Nga Skënder Sari KAPITI

Kurti një demagog , dhe kur njeriu i etur për pushtet kërkon të rrëmbeje e të përfitojë me djallëzi e gënjeshtra nga sakrificat, gjaku dhe vuajtjet e brezave të mëparshëm, të cilat mashtruesi publik i bën për interesa pushteti personal, ai njeri është antivlera më e madhe, është ana e errët e një individi politik të errët. Ky është dhe Albin Kurti, demagogu, fallcopatrioti, populisti intrigant dhe hipokrit.Koha dhe pushteti janë prova e madhe e realitetit të vërtetë e pushtetarit.
Por, kështu pra a nuk ishte për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje pronë e tij. Albin Kurti një enveristo- marksist i maskuar nën petkun e një pseudodemokrati dhe të një fallcopatrioti komunist , një mashtrues tipik si një diktatoruc i vogël antiperendimor. Albin Kurti duke qenë i tillë e zhyti për interesin e tij personal, egoist, sharlatan dhe demagog e populist mashtrues, duke qenë i tillë , i errët dhe jo i sinqertë e zhyti Kosovën në krizë parlamentare fillimish, në një gjëndje të paprecendë krize që ishte një aventurë kaprricoze e tij kundër demokracisë dhe kundër aleatëve perendimorë.
Albin Kurti për interesa personale ua imponioi alatëve perendimorë që ti venë sanksione dhe ta izolojnë Kosovën sa ishte Kurti Kryministër
Albin Kurti hipokriti dhe demagogu mashtrues nuk donte Pavarësinë e Kosovës por maskohej si patriot të Bashkimit Kombëtar, si nje populist kombëtar mashtrues e politikan djallëzor. Ai dhe Vetëvendosja bënë maksimumin për të ndaluar 17 Shkurtin, Ditën e shpalljes së Pavarësisë dhe të shtetit Kosovar.Ata të etur nga synimi për të marrë pushtetin nuk dëshironin Kosovën shtet, Aktiviteti i Albin Kurtit ishte terr i vërtetë, hipokrizia djallëzore e tyre tashmë dihet me atë se flamurin, himnin dhe shtetin e Kosovës ata nuk e njihnin, por i njohën kur erdhën në pushtet.
Egoizmi i Kurtit urrente suksesin e të tjerëve, dhe ai nuk dëshironte pavarësinë e Kosovës, kryesisht pë faktin se Kurtit iu shua deliri i madhështisë dhe egoizmi sepse atij nuk i mbeti ndonjë meritë e sukses kombëtar që mund të mburrej.Deri më sot nuk është se mbrojti dhe garantoi ndonjë gjë kombëtare dhe liri e të drejta civile as për shqiptarët e Preshevës.
“Për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, dita e diel ka qenë ditë e zakonshme. Ata nuk kanë festuar, duke thënë se nuk kanë për çka të festojnë. Sipas tyre, qytetarët e Kosovës nuk janë duke e ditur se çfarë po festojnë”, thuhet në këtë artikull të publikuar më 18 shkurt 2008. Beteja e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Aktit të 17 shkurtit 2008, do të vazhdonte edhe kur Kosova çdo ditë po merrte njohje ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe të shteteve të fuqishme, si: SHBA, Britani e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Australi, Kanada e shumë të tjera.
Në arkivin e Vetëvendosjes, në shumicën e dokumenteve e deklaratave që ka nxjerrë në atë kohë janë kundër zhvillimeve rreth pavarësisë dhe shprehnin mosbesim në realitetin e ri.
Për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, shpallja e pavarësisë ishte një zhvillim mbrapa. / Demokracia.com /
Albini një politikan dordolec na u hoq e vetëreklamua se po bron legjitimitetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës në një kohë që ka qenë kundrshtar i Pavarësië së Kosovës, na hiqet si mbrojtës i Kosovë kur mbrojtës dhe garant i shtetit të Kosovës janë SHBA dhe NATO prej të cilave kemi sot shtetin e Kosovës. Meritë e Kurtit është e kundërta, ështe ftohja dhe dobësimi i marrëdhënieve të Kosovës me BE dhe me SHBA si kurrë më parë.

Average Rating