Home » Lajme » Albin Kurti refuzon prapë ftesën e Presidentit Thaçi

Albin Kurti refuzon prapë ftesën e Presidentit Thaçi

Në faqen zyrtare të LV-së në Facebook është publikuar letra që Kurti i ka nisur sot presidentit Hashim Thaçi.

“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Nuk do të kem mundësi që të vij nesër për takim në orën 10:00”, ka shkruar Kurti.

Megjithatë, i pari i LV-së i ka propozuar Thaçit që të takohen më 6 janar, kurdo që i konvenon presidentit.

Kujtojmë që sot për herë të tretë, presidenti i ka nisur ftesë për takim për të diskutuar për mandatarin liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo është hera e tretë që Kurti refuzon takimin me Thaçin.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch