Analist dhe hulumtues i pavarur
Nezavisni analitičar i istraživač
Heзaвиcни aнaлитичaр и истраживач
Independent analyst and investigator
************************************************************
LETËR REAGIM
Prishtinë,
Republika e Kosovës
04.05.2012
Arrestimet e kryera nga forcat speciale të xhandarmërisë serbe në Komunën e Bujanocit janë vazhdimësi e politikës millosheviqiane dhe aspak befasuese për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Vjedhja e lirisë së qytetarëve të pafajshëm indinjon thellë çdo luftëtar të të drejtave të njëriut, andaj me të drejtë qytetarët Shqiptar duhet të protestojnë.
Ky arrestim i pacip e i pa bazë, e mbi të gjitha brutal nga forcat e xhandarmëris ndaj familjeve të pafajshme të Komunës së Bujanocit është i motivuar politikisht nga ana e ministrit aktual të punëve të brendshme dhe pasardhësit të Millosheviqit, Ivica Daçiq dhe se i ndihmon acarimit edhe më të madh të raporteve ndëretnike në Luginë të Preshevës.
Faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës duhet ta dëshmojë unitetin e saj në këto momente të rënda për shqiptarët atje.
Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës janë të obliguara të shtojnë në këto momente shumë të rënda për shqiptarët e Luginës së Preshevës, vëmendjen e tyre dhe presionin ndaj faktorit ndërkombëtar, duke i informuar për bëmat e Serbisë kohëve të fundit.
ALBINOT MALOKU, Politolog