Home » Lajme, Rajonale » Ali Ahmeti – kufomat e të vrarëve shqiptarë vështirë mund të identifikohen për shkak të gjymtimit

Ali Ahmeti – kufomat e të vrarëve shqiptarë vështirë mund të identifikohen për shkak të gjymtimit

shtepia ne KumanoveKryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti thotë se arsyeja e mos konfirmimit të të vrarëve nga Ministria e Punëve të Brendshme është pamundësia e identifikimit për shkak të dëmtimit të madh të kufomave. Tjetër arsye thuhet të jetë edhe ajo e mungesës së dokumenteve të identifikimit të të vrarëve. Kështu ka thënë Milaim Zeka në një paraqitje për RTK’në duke u thirr në një bisedë me Ali Ahmetin.

“Sot e kam pasë një takim me z.Ali Ahmeti dhe ai arsyen e shpjegon se Ministria e Punëve të Brendshme nuk po e konfirmon numrin e të vrarëve sidomos nga Kosova për dy arsye: E para që kufomat e të vrarëve janë tmerrësisht gjymtuara, domethanë janë kufoma që s’mund të identifikohen, njerëzit nuk kanë pasur pasaporta me vete ose letërnjoftime kështu që janë duke prit rezultatet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës përmes gishtrinjëve”, tha Zeka.

Ndërkohë ai tha se të arrestuarit janë detyruar të pranojnë fajin.

“Organet e hetuesisë sipas lajmeve që i kemi ne i kanë detyru të burgosurit me dhanë nënshkrim se e pranojnë fajësinë. Sipas ligjit ekzistues kundër terrorizmit në Maqedoni nëse një njeri pranon fajësinë për vepër të terrorizmit në mënyrë automatike pa asnjë proces gjyqësor mund të dënohet me 15 vjet burg”, theksoi ai.

Gazetari Milaim Zeka, i cili po qëndron në Kumanovë, thotë se në këtë qytet ka parë fotografitë e tmerrit të luftës në Kosovë.

“Kumanova – ftyra reale e pushtetit maqedon

Sot ka qene nje dite e rende. Ate qe kam pare sot, me ka kujtuar fotografite e tmerrit te luftes ne Kosove. Pamje te tilla kam pare edhe ne Vukovar.

Ne dy rastet e para ka qene agresori serb kunder shqiptareve dhe kroateve. Kam regjistruar rrefime te tmerrshme. Dhe nga kush? Nga gra te moshuara dhe femije, qe ishin trajtuar si terrorist.

Kam degjuar histori tmerri edhe nga njerez te verber. Kush i bente keto? Policis kunder qytetareve te saj.

Po kam degjuar edhe per polic te sjellshem shqiptare dhe maqedon, te cilet jane sjellur njerezisht. Madje disa police shqiptare, kane shpetuar edhe jetera njerezisht.

Krejte ne fund arrita te intervistoja edhe Zamiren, vajzen gjashte vjecare, qe u be e njohur ne gjithe boten, me ata syte e saje te perlotur.

Me lejoni qe permes rrejteve sociale ti postoj disa fotografi, dhe tu them se popullata e Lagjes se Trimave ne Kumanove, ka nevoje per ndihma”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch