Home » Lajme, Rajonale » Ali Ahmeti: Po u prek Kosova, trazira mund të ketë edhe në Maqedoni

Ali Ahmeti: Po u prek Kosova, trazira mund të ketë edhe në Maqedoni

Kriza e konflikteve përsëri mund të kthehet në Ballkan, nëse tentohet që të ketë ndarje të Kosovës. Ali Ahmeti thotë se trazirat mund ta kërcënojnë Maqedoninë dhe nuk garanton paqe nëse vie deri tek prekja e kufijve të Kosovës.

 

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se kriza e konflikteve mund të rikthehet në Ballkan, në rast se nuk investohet në paqe dhe mirëbesim. Ai këtë mesazh e ka dhënë pas një tubimi me bashkatdhetarët në Vjenë të Austrisë.

“Po u ndryshuan kufijtë e Kosovës dhe po u nda një pjesë e saj, ua them se rreziku është shumë i madh, sepse askush nuk mund të japë garanci se efekti domino nuk mund të ndodhë edhe në Maqedoni”, ka nënvizuar Ahmeti, duke kërkuar që më shumë të investohet në paqe dhe mirëbesim midis popujve në Ballkan.

Kreu i BDI-së në këtë takim ka folur edhe për rastin “Monstra”, që ngarkon me akuza gjashtë shqiptarë për kryerjen e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Sipas tij, qytetarët janë të siguruar se procese dhe gjykime të montuara nuk mund të ndodhin dhe tërë procesi do të vëzhgohet nga ndërkombëtarët. /H.R/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch