Home » Lajme, Vendore » Ali Ahmeti: Të respektohet vullneti i shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Ali Ahmeti: Të respektohet vullneti i shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kanë paralajmëruar Serbinë nga Prishtina, që të ketë kujdes me shqiptarët në Luginë të Preshevës. Hajredin Kuçi I aka kujtuar qeveritarve serb se ka të bëjë me një pjesë të shqiptarëve, dhe jo me një popull që është jetim. Në anën tjetër Ali Ahmeti ka thënë se Serbia duhet të respektojë vullnetin e popullit që jeton në Luginën e Preshevës.

Zëvendëskryeministri Kosovar,ka ftuar shqiptarët e Luginës së Preshevës që të forcojnë identitetin kombëtar dhe të realizojnë të drejtat kombëtare, duke konfirmuar mbështetjen e plotë të qeverisë së Kosovës që dhe këto të bëhen në mënyrë demokratike. Kuçi ka ftuar  Serbinë që të ketë kujdes me Luginën , sepse nuk do të ketë partneritet me Kosovën në kurriz të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, duke dëmtuar një pjesë të shqiptarëve. Ai ka potencuar se  Serbia duhet të ketë parasysh se ka të bëjë me një pjesë të shqiptarëve, dhe jo me një popull që është jetim. Zëvendëskryeministri Kosovar ka konsideruar se do të ishte edhe në dobi të Serbisë, që të respektonte të rënët në Luginën e Preshevës. Ata kanë rënë kundër një regjimi diktatorial, një regjimi fashist. Ndërsa kreu I BDI-së ka thënë se Serbisë nuk duhet t’i përsëritet politika e Millosheviçit,  politika nacional-shoviniste, por të respektojë vullnetin e popullit që jeton në Luginën e Preshevës. Sipas Ametit sot të gjitha vendet në rajon dëshirojnë të ecin përpara, dhe vendet e Ballkanit dëshirojnë më shumë paqe, që të kontribuojnë dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë. E kaluara të na shërbejë, me idenë që nuk duhet të përsëritet. Kjo do të ishte në të mirën e Serbisë, të respektojë të rënët” ka theksuar  Ali Ahmeti.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch