Home » Lajme » Ali Daci po i nënshtrohet dhe ndërhyrjes së dytë kirurgjikale në Spitalin e Pëgjithshëm të Pejës

Ali Daci po i nënshtrohet dhe ndërhyrjes së dytë kirurgjikale në Spitalin e Pëgjithshëm të Pejës

Në diten e sotme të 22 prillit 2021, Ali Daci- kryeredaktori i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, po i nënshtrohet një sprove mjekësore, një ndërhyrje kirurgjikale të dytë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në të tretën javë të shtrimit të tij spitalor, pas atij operimit të parë për gurë në tamth përplot 11 ditë ma herët.
Ali DACI është publicist, analist, studiues, veprimtar politik e shoqëror, mësues nga Rrozhaja në Malin e Zi; njiherit Drejtor i Manifestimit Tradicional Kulturor PanShqiptar “Ora e Maleve” (XII) në Rrozhajë; Nënkryetar i Shoqatës Kombëtare “Kosova për Sanxhakun”; “Qytetar Nderi” i Pejës në Kosovë; nënkryetar i të pares parti shqiptare-LDSH në Malin e Zi; i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me Urdhrin e lartë “Naim Frashëri të Artë”; autor me libra poetik, studimor e publicistik si monografia “Shtigjet e Përgjakura”, vëllim me poezi “Shtigjeve të rinisë”, etj., i nderuar dhe me disa çmime (ndër)kombëtare, mësues i gjuhës shqipe në të vetmen shkollë shqipe në komunën e Rrozhajës në Malin e Zi.

Për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale ndaj mikut tonë të nderuar Ali Daci, ka ardhun nga Italia (Venecia) një doktor i mirë e humanist i madh, do të jenë dhe dy nga doktorët e caktuar të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, stafi përkatës mjekësor ndihmës për operacionin.

Duke e faleminderuar Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për kujdesin që po tregon veçmas këto ditët e fundit për mos-rrezikimin e jetës të gazetarit, poetit, studiuesit, veprimtarit atdhetar e kulturor, Ali Daci i Rrozhajës, nisur nga problematikat e operacionit të parë po detyrohemi shumanshmëisht që t’iu bajmë thirrje të përseritur ndërgjegjes e përgjegjësive profesionale e njerëzore të drejtuesve e personelet mjekësor të këtij spitali rajonal që në emër të Betimit tuaj të shenjtë të Hipokratit, të kryejnë një diagnostikim realitetor (analiza plotore mbi përhapjen e shkallën, rrezikshmëinë e shërimin e infeksionit/helmimit në mushkri, stomak etj.), të ketë një protokoll të rreptë mjekësor të operacionit të sotëm, etj., sepse po të ketë një herë të tretë përgjegjësia morale, profesionale e deri penale do të jetë e pashmangshme.
Në ditën e sotme të operacionit të pacientit e personalitetit të shquar panshqiptar e ndërballkanik, Ali Daci, mirëpritet çdo interesim apo prani në Pejë e niveleve të larta shtetërore e diplomatike në treshtetshin ballkanik Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri, si: kryetari i komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, kryetari i komunës së Rrozhajës, Rahman Husović, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, z. Arben Vitia, nga Trupi Diplomatik në Kosovë e Malin e Zi), etj. si dhe televizione, radio, portale e gazeta të Kosovës, etj.
Ndoshta duhet të theksojmë se në shëndetin e Ali Dacit kanë ndikuar dhe angazhimet e tij të shumta e të mëdha për interesat kombëtare për shkollen shqipe, për librat, mediat, veprimtaritë e ndryshme kulturore-atdhetare (nga Rrozhaja në Prishtinë-Tiranë-Tuz, Prizren, Sanxhak-Gjakovë, etj.),si p.sh., kur një dorë kriminale e djegi shkollën shqipe në Rrozhajë, teksa botonte e promovonte librin e tij studimor – monografinë “Shtigje të Përgjakura” për Masakren serbo-malazeze të 18 prillit 1999 në Husaj të Rrozhajës ndaj 22 refugjatëve shqiptarë të Kosovës; teksa po botonte shkrime në media e përgadiste dy libra (botime) për Shqiptarët e Sanxhakut; etj.
“Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës-Sanxhak-Maqedoni e Veriut) i dëshiron e uron sukses të plotë ekipit mjekësor shqiptaro-italian në kryerjen e këtij operacioni të dytë, që kërkon profesionalizëm të lartë e përgjegjësi të madhe; i urojmë kryeredaktorit tonë për Malin e Zi e Sanxhak, gazetarit e veprimtarit të mirënjohur Ali Daci që të shërohet sa ma shpejt dhe t’iu kthehet familjes e punëve të arsimit, masmediave, krijimtarisë letrare, studimeve, veprimtarive të Shoqërisë Civile etj.
Qoftë e Bekuar kjo Ditë për mikun tonë të mirë, Ali Daci i Rrozhajës dhe Zoti e Mjekësia e ndihmoftë për shëndet të plotë, se punë e detyra të tjera të reja, edhe ma të mira, ma të shumta e ma të mëdha na presin në ditët, muajt e vitet, për ardhmërinë panshqiptare e ndërballkanike, për Kohën e Kombin.

Ramiz LUSHAJ

Tiranë, 22 prill 2021

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch