Home » Lajme » Ambasada e SHBA zbardh diskutimin mes Ramës dhe Yuri Kim, së shpejti takim me Bashën

Ambasada e SHBA zbardh diskutimin mes Ramës dhe Yuri Kim, së shpejti takim me Bashën

Ambasada Amerikane ka zbardhur takimin, që u zhvillua sot mes ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ambasada zbulon se ata kanë biseduar mbi ngjarjet e fundit dhe u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore.

Ambasada e SHBA-së ka paralajmëruar se Yuri Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.

‘Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti’, shkruan ambasada.

/Media Kontakt/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch