Home » Lajme, Ndërkombëtare » Ambasadori Amerikan Kosnett shpreh interesim për Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë

Ambasadori Amerikan Kosnett shpreh interesim për Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë

-Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, dr. Naim Dedushaj, takim e bisedë pune në Nju Jork me Ambasadorin Amerikan, Z. Philip Kosnett-

Sot isha i nderuar të takoj në Nju Jork- SHBA Ambasadorin Amerikan në Kosovë,  z. Philip Kosnett, i cili bëri një prezantim shumë përmbajtësor për mundësitë e investimeve në Kosovë!

Në takim ishin prezent biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe përfaqësues të shoqatave e organizatave shqiptaro-amerikane, të cilët patën pyetje dhe observime shumë të artikuluara në fusha të ndryshme.

Unë,- shkruan sot, dr. Naim Dedushaj – Drejtor Ekzekutiv i RRBDSH në faqen e tij në FB, e informova Ambasadorin amerikan lidhur me Idenë, Qëllimin, Aktivitetet e deritanishme dhe në të ardhmen të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë (RRBDSH) si dhe rolin e Zyrës së këtij Rrjeti në Kosovë.

Me këtë rast Ambasadori Amerikan, z. Philip Kosnett, e shprehi interesimin e tij për një takim së shpejti në Ambasadën Amerikane në Kosovë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch