Kryetari i Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa priti ambasadorin e SHBA-ve në Beograd Kajl Rendolf Skat.
Ambasadori amerikan Kajl Rendolf takimin e parë në Serbi e realizoi në Komunën e Preshevës.
Në këtë takim bashkëbiseduesit kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, krizen e refugjatvëve, tekstet mësimore, si dhe hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc- Llojanë
Gjithashtu në takim kryetari Mustafa ka shprehur besimin e tij në vlerësimin që pritet ta jep faktori ndërkombëtar lidhur me zhvillimet në vend.
Nga ana ime u shpreh skepticizmi se Qeveria e Republikës së Serbisë fatkeqësisht nuk interesohet për pozitën e Shqipëtarëve në Luginë të Preshevës.
Ambasadori u nda i kënaqur nga takimi dhe premtoi se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.