Ambasadori I Gjermanisë në Beograd Hans Wilhem gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e komunës Ragmi Mustafa dhe Deputetin Popullor Riza Halimi. Gjatë e vizitës së tij ai është njoftuar për situatën aktuale në Komunë të Preshevës.
Pas emërimit si ambasador si Gjermanisë në Beograd Hanc Wilhelm ka vizituar komunën e Preshevës. Fillimisht ai është takuar me kryetarin e komunës Ragmi Mustafa ku është informuar rreth situatës aktuale politike dhe të sigurisë në komunë të Preshevës. Ndërkaq temë diskutimi në mes ambasadorit gjerman dhe kryetarit Mustafa ka qenë zhvillimi I procesit të bisedimeve ndërmjet shqiptarëve të luginës dhe Qeverisë së Beogradit.
Ambasadori gjerman Hanc Wilhem është takuar edhe me deputetin popullor Riza Halimi ku kanë biseduar për temat aktuale në vend. Deputeti Halimi ka ngritur edhe çështjen e propozimit të ligjit për institucionet gjygjësore,duke potencuar edhe kthimin e gjykatës në Preshevë. Gjithashtu ambasadori Wilhem është njoftuar edhe me ngjrjen e fundit në shkollën fillore në fshatin Raincë,ku janë konfiskuar tekstet shkollore.Ambasadori I Gjermanisë në Beogra Hanc Wilhem ka vazhduar vizitën e tij edhe me liderë tjerë politik në Luginë të Preshevës.
Rtv presheva