Home » Lajme » Ambasadori i Francës në Kosovës, Zhan Fransua Fitu e ka cilësuar si të brishtë situatën në pjesën veriore të Kosovës

Ambasadori i Francës në Kosovës, Zhan Fransua Fitu e ka cilësuar si të brishtë situatën në pjesën veriore të Kosovës

Në një intervistë për “Kosova Sot”, Fitu ka deklaruar se për momentin ekziston një potencial që gjërat të eskalojnë dhe për këtë sipas tij ka arsye ekonomike, sociale, e po ashtu edhe politike dhe arsye diplomatike ndërkombëtare. Por, sipas tij, ajo që është shumë e rëndësishme është që t’i jepet popullatës një vizion në kuadër të jete evropiane, edhe pse për momentin gjërat nuk janë edhe aq të mira. Se a mund të ndodhë ndonjë spastrim në pjesën veriore të vendit, pas largimit të familjeve shqiptare nga atje, Fitou theksoi se kjo është një çështje e rendë. “Qëllimi dhe objektiva e të gjithëve duhet të jetë që secili person të jetojë në paqe në vendin që e zgjedh ai. Personi i ndjerë, z.Haradinaj, i cili është vrarë në kushte shumë të këqija, memoria dhe shpirti i tij meritojnë të ketë një proces hetimi dhe drejtësia të mbizotërojë për atë që ka ndodhur…”, ka thënë Fitou. Ai ka deklaruar se veriu i takon Kosovës dhe se të për integrimin e tij duhet që të gjithë të bëjnë përpjekje. Sipas tij, qytetarët që jetojnë atje të flasin duhet të flasin. Duke folur për bisedimet, ambasadori francez shprehet skeptikë sa i përket fillimit të bisedimeve të reja Kosovë-Serbi, pasi sipas tij janë zgjedhjet në Serbi. “Fatkeqësisht mendoj se kjo do të marrë pak kohë. Janë zgjedhjet në Serbi, pastaj formimi i koalicionit qeverisës dhe nuk dihet që të presim që Qeveria të jetë vetëm e përkohshme të marrë vendime të rëndësishme për dialogun”, tha ndër të tjera Fitou.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch