Home » Lajme, Politikë » Ambasadori i Zvicrës në Kosovë është kundër ndryshimit të kufijve

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë është kundër ndryshimit të kufijve

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka folur sot për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Më në fund në praninë tuaj, Kurti, unë nuk mund të përmbahem pa e trajtuar çështjen e dialogut me Serbinë. Historia ka dhënë prova të mëdha se nxitimi për një marrëveshje ose lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme. Unë e kuptoj që diskutimet brenda koalicionit tuaj do ta pranojnë këtë realitet dhe do të doja t’iu komplimentoja për këtë”, tha ai.

Ai mori pjesë në Festivalin Multikulturor të organizuar nga Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, derisa tha se papunësia është murtajë për qytetarët e vendit.

Sipas tij, qendrat pas shkollës duhet të institucionalizohen, sepse fëmijët në vend se të jenë në shkolla, po ndodhen në rrugë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch