Home » Lajme, Opinione » Amerikë, ruaji dhe mbroji Shqipërinë e Kosovën prej politikanëve shqiptarë zullumqarë!

Amerikë, ruaji dhe mbroji Shqipërinë e Kosovën prej politikanëve shqiptarë zullumqarë!

Nga Skënder Sadri KAPITI
Prej 100 vitesh, që kur SHBA-të u bënë fuqi dhe superfuqi globale, kjo edhe për fat të mirë të shqiptarëve, sepse: SHBA-të janë aleati më i madh i Shqipërisë me kontributin, ndihmën dhe për mbeshtetjen me vendosmëri të ceshtjes kombëtare shqiptare ku SHBA-të kanë rolin vendimtar dhe përcaktues në mbrojtjen e shtetit shqiptar të Shqipërisë, për sigurinë dhe ekzistencën e shtetit shqiptar. Po kështu pas 100 vitesh, SHBA-të kanë po rolin kryesor dhe vendimtar për clirimin e Kosovës dhe të formimit të shtetit shqiptar të Kosovës.
Mirëpo edhe sot shqiptarët kanë nevojë jetike për ndihmën dhe mbështetjen nga SHBA-të për mbrojtjen , sigurinë dhe për ruajtjen e Shqipërisë dhe të Kosovës, për ngritjen e shtetit ligjor, zhvillimin demokratik dhe për integrimnin euroatlantik të dy shteteve shqiptare.
Kjo pasi politikanët zullumqarë shqiptarë dhe politika e keqe dhe e dëmshme shqiptare, krimi, hajnija, injoranca, ligësia, zullumi e harami, korrupsioni dhe tradhtia e politikës dhe e politikanëve shqiptarë janë bërë kërcënim real për stabilitetin politik e shtetëror si dhe për sovranitetin kombëtar.
Kjo politikë është prezente në dy shtetet shqiptare, dhe këtu fajtorë dhe aktorë janë politika dhe politikanët shqiptarë prej të cilëve SHBA duhet të mbrojë e ta ruajë Shqipërinë e Kosovën përderisa shqiptarët vetë nuk po janë në gjëndje për ta ndëshkuar këtë politikë dhe për ta shpëtuar vëndin prej saj.
SHBA , mos u mashtro nga ata që thonë vetëm me fjalë “Rroftë Amerika” sa për servilizëm dhe për interesa personale, sa për t’u duk proamerikan dhe për ta paraqitur këtë për mashtrim para shqiptarëve.
SHBA don që Shqipëria dhe Kosova të jenë shtete të forta politikisht, demokratikisht, ekonomikisht, ushtarakisht, juridikisht, të mirëqëna dhe të integruara.
Vetëm duke qenë të tilla Shqipëria e Kosova ndihmojnë edhe SHBA-në.
Mirëpo a janë të tilla Shqipëria e Kosova?!
Jo, nuk janë të tilla, por përkundrazi: janë të dobëta, problematike e madje edhe shqetësuese edhe për SHBA-të. Amerikë edhe sot, ruaje e mbroje Kosovën e Shqipwrinw edhe prej shqiptarëve, prej atyre shqiptarëve të tillë që vetëm sa flasin shqip, por që tjerat i kanë kundër Kosovës e Shqipërisë.
Po cilat janë ato tjerat që i kanë politikanët shqipfolës kundër Kosovës e Shqipërisë?!
Ato janë: tradhtia është e para. Gjëja më e përhapur dhe më e pandëshkueshmja te shqiptarët është tradhtia. Si shëmbull tradhtie shqiptarët përmendin pothuajse vetëm Esad Toptanin.
Po sikur vetëm ai të kishte qenë i vetmi tradhtar kjo nuk do të ishte kushedi se cfarë, por mjerisht te shqiptarët ka shumë asish që kanë bërë dhe që bëjnë tradhtinë, por që nuk janë ndëshkuar dhe as nuk po ndëshkohen akoma as sot.
Tradhtia është bashkëpunimi me armiqt dhe me ata që nuk ua duan të mirën shqiptarëve; tradhëti është edhe gënjeshtra, mashtrimi, shtirja dhe hipokrizia e politikanëve shqiptarë edhe me SHBA-të, është proamerikanizmi fallco i tyre vetëm për dukje e interesa politike personale.
Që të jesh proamerikan e tregojnë puna dhe realiteti.
Nuk mund të jenë p.sh. proamerikanë politika,politikanët, shtetarët dhe as gjyqtarët e prokurorët shqiptarë të cilët ishin kundër VETING-ut por edhe që janë e pengojnë sa munden akoma edhe zbatimin e tij, kur VETING-u është reforma jetikë për shqiptarët, për lirinë, demokraciinë , për shtetin ligjor dhe integrimin e Shqipërisë aq shumë të dëshirueshme edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nuk është proamerikane politika shqiptare e cila kundershtoi në parlament dhe me protesta si pozita ashtu edhe opozita propozimin amerikan për demontimin e armëve kimike të Sirisë, që në fakt një ndërmarrje e tillë nga SHBA-të ishte në favor të jashtëzakonshëm për Shqipërinë nga pikëpamja politike e strategjike globale , si dhe ekonomike e integruese europiane për Shqipërinë. Do të ishin të mjaftueshme vetëm këto dy fakte për ta nxjerrë zbuluar hipokrizinë dhe proamerikanizmin fallco të elitës politike të Tiranës.
Nuk janë proamerikanë ata politikanë, shtetarë e pushtetarë të Shqipërisë e të Kosovës që kanë kapur shtetin, ligjin, drejtësinë , demokracinë dhe ekonominë dhe që bëjnë e zhvillojnë hajninë,krimin gjithfarësh, korrupsionin, tradhtinë publike dhe eksodin.
Amerika edhe ka gabuar në besimin e tepruar që ajo ka pasur te politika dhe politikanët shqiptarë, sidomos ndaj atyre që janë pasues e trashëgimtarë të komunizmit, te ata të cilët janë formësuar dhe frymëzuar me antiamerikanizmin politiko-ideologjik të marksizëm-leninizmit si dhe në besimin e tepruar te ata të cilët jo vetëm njëherë kanë treguar simptoma dhe veprime kunder interesave kombëtare shqiptare dhe kundër atyre amerikane.
Politika e keqe dhe e dëmshme duhet ndëshkuar në mënyrë te tillë sa që mundësisht ajo të mos mund të riciklohet e as të përsëritet më. Dhe pyesim se a janë patriotë e kombëtarë si dhe proamerikanë p.sh.: Sali Berisha, Edi Rama,Ilir Meta,Hashim Thaci e Isa Mustafa?!, Dhe kush janë autorët e shkaktarët e prapambetjes dhe moszhvillimit demokratik, ligjor, ekonomik, juridik dhe të mosintegrimit të Shqipërisë e Kosovës në BE, si dhe të rekordit të dy shteteve për varfëri, papunësi, drogë, korrupsion, krim, hajni dhe eksod.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch