Home » Lajme, Opinione » Amoraliteti dhe komploti hipokrit, politik e juridik kundër Albin KURTIT

Amoraliteti dhe komploti hipokrit, politik e juridik kundër Albin KURTIT

Nga Skënder Sadri KAPITI

Gjykata Themelore në Prishtinë   ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosja (VV) i  ka dënuar  me kusht, me gjithsej pesë vjet burgim 4 deputetët e VV-së, ndër të cilët  Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, duke i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës dy vjet më parë  pse ata kerkonin pengimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Dhe tani pyes se cili shqiptar nuk është kundër këtyre dy marrëveshjeve!?

Cfarë absurditeti a thua se keta jane denuar nga nje Gjykate e Malit të Zi apo  të Serbisë dhe jo nga ajo e Kosovës.

Ndërsa sot në prag të zgjedhjeve parlamentare shiko se ku arrin amoraliteti hipokrit, juridik dhe politik  dhe vendimi i  shpallur nga komisioni zgjedhor  i cili ua ndalon ndër të tjerëve edhe  deputetëve të VV që të mos kandidojnë.

Them amoralitet hipokrit, juridik e politik sepse  para një viti nuk e mori këtë vendim Komisioni Zgjedhor në Kosovë, pse pra jo me 6 Tetor 2019, por pikërisht tani.

Kjo është një hipokrizi dhe një amoralitet politik e juridik, pra është një komplot antiKURTI vecanërisht, me qëllim që të mos lejojë kandidimin e Albin KURTIT për deputet, në vazhdën e atij grushti parlamentar që e rrëzoi qeverinë KURTI ne Mars të vitit 2020.

Ky i tanishmi  është një komplot juridiko-politik , i cili shpreson se duke mos e lejuar KURTIN që të kandidojë, komplotistët mendojnë se LVV do të dobësohet dhe nuk do të mund të marrë shumë deputete gjë e cila do të pamundësonte formimin e qeverisë nga vetem LVV-ja, si dhe komplotistëve dhe zgjatimeve të tyre besnike do t’u jipej mundesia që ta bëjnë ata qeverinë dhe jo KURTI me OSMANIN.

KQZ-ja mundohet që me hipokrizi të justifikohet me ligjin , por kombëtarisht dhe moralisht ajo është kundër interesave kombetare dhe të Republikës së Kosovës.

Ajo është  tentativë dhe synim që të mos u lejohet që të kandidojnë për deputet ishdeputetet të cilët mbrojtën burrërisht, kombëtarisht dhe patriotikisht integritetin territorial të Kosovës  si dhe ata që kundërshtuan formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, pra që të moskandidojnë ata të cilët mbrojtën Kosovën.

Dhe një pyetje kam për Gjykatën , për KQZ-në dhe për ata të cilët janë gëzuar shumë pse nuk do të kandidojë KURTI: A nuk ishin votimet e 6 Tetorit 2019  ato të cilat e ndëshkuan politikën e vjetër e që i votuan aresyet dhe kauzat e VETVENDOSJES: reciprocitetin,luftën kunder krimit e korrupsionit,  ligjin dhe  shtetin ligjor e demokratik, si dhe a nuk ishin ato zgjedhje edhe si ndëshkim i marrëveshjeve të rënda me pasoja tejet të dëmshme për Kosovën si Demarkacioni dhe ajo e Bashkësisë së Komunave serbe.

Si do të dalin para opinionit publik gjithshqiptar kjo aventurë politike e juridike duke mos lejuar që të kandidojnë ata të cilët janë mbrojtësit më të zëshëm e me  të vendosur të kufijve të Kosovës, pacënueshmërinë territoriale dhe të interesave  kombëtare të shtetit dhe të Republikës së Kosovës. ( Kaq për sot…)


I dashur Skënder, publicist i nderuar nacionalist,

Kosovën vazhdon ta sundojë banda tradhtare e kryebanditit Hashim Thaçi, i cili e komandon Gjykatën kriminale kushtetuese që nga qelia e burgut në Hagë. Megjithatë, nuk duhet të demoralizohemi. Unë kam bindjen e plotë se mbështetja për Albinin, Vjosën dhe formacionet politike që ata përfaqësojnë, do të jetë edhe më e fuqishme në Referendumin e 14 shkurtit.

Përqafime miqësore.

Eshref Ymeri

Los Anxhelos, Kaliforni

22 janar 2021

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch