Home » Lajme » Analisti amerikan, Daniel Server ka theksuar se çdo gjë që të kërkojë Serbia në Veriun e Kosovës, Prishtina do të kërkojë reciprocitet në Luginën e Preshevës

Analisti amerikan, Daniel Server ka theksuar se çdo gjë që të kërkojë Serbia në Veriun e Kosovës, Prishtina do të kërkojë reciprocitet në Luginën e Preshevës

Server, ekspertë dhe analist pranë Qendrës për marrëdhënie euroatlantike në universitetin Xhons Hopkins theksoi se ideja për ndarjen e Kosovës është joreale, por sipas tij, për këtë ide duhet biseduar, ashtu që njerëzit të kuptojnë se ajo është një ide e keqe. “Por, në rast se Serbia dhe Kosova arrijnë ndonjë marrëveshje, ato duhet që ti garantojnë bashkësisë ndërkombëtare se ajo marrëveshje nuk do të rrezikonte stabilitetin rajonal, sidomos në Maqedoni dhe Bosnjë-Hercegovinë”, ka deklaruar Server në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ai ka thënë se nuk beson se Beogradi dhe Prishtina do të mund të garantonin di[ka të tillë. “Në [do rast, mendoj se për këtë propozim duhet biseduar, por nuk besoj se ai propozim do të jetë i frytshëm”, theksoi Server. Sipas tij, ndarja e Kosovës nuk është e pranueshme për shqiptarët e Kosovës, përve[ atyre që si[ ka theksuar “ata që dëshirojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe”. Analisti amerikan ka vlerësuar se Serbia duhet të pranojë legjitimitetin e institucioneve të Kosovës. Ai ka theksuar se bojkoti i Samitit të Varshavës nga ana e presidentit serb Boris Tadiq ka qenë një lloj autogoli për Serbinë, duke marrë parasysh praninë e presidentit amerikan Barack Obama.

RTV Presheva

They are immediate and instinctual, but it took years of failure and trial and error on the so-called soft skills of elementary education to create a manageable atmosphere http://paper-writer.org/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch