Home » Lajme » Analizat e mjekëve turk konstatojnë gjendjen e mirë shëndetësore të Tanës

Analizat e mjekëve turk konstatojnë gjendjen e mirë shëndetësore të Tanës

Para nënshtrimit të operacionit të Tanës në spitalet turke, mjekët kanë konstatuar se analizat e kryera sot rezultojnë të jenë më mire se se sç janë paramenduar nga mjekët e kompetent. Këtë e ka konfirmuar për Radiotelevizionin Presheva nëpër mjet linjës telefonike Qani Nalbani nga Stambolli.

Vogëlushja  Tana Sabedini nga Presheva gjatë ditës së djeshme është pranuar në spitalin Mehmet Akif Ersoj në Stamboll , ndërkaq  ajo sot në orët e paradites  iu nënshtruar analizave më të detajuara nga mjekët eminent të Turqisë doktor Emrah  Erten. Gjendja e saj shëndetësore është shumë stabile  dhe  mjaftë  mire pas analizës së katederizimit, ka theksuar kështu për Radiotelevizionin Presheva Qani Nalbani, kryetar I shoqatës turko-shqiptare nga Bilaçi njëherit kontribuues mjaft I madh për shërimin e Tanës. Zoti Nalbani së bashku me zonjën Kimet Kara, gazetare dhe pronare e e gazetës Ozegr Rrumelli janë pritur sot nga zëdhënësi I Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë për të biseduar rreth mundësisë së krijimit të urave të bashkëpunimit  që pacientë  nga Lugina e Preshevës që kanë nevojë për shërim jashtë vendit  tu mundësohet në qytetet e Turqisë.

Rtv presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch